GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedia në Himarë, Gledis Nano shkarkon të gjithë drejtuesit e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë (Emrat)

23:11 - 02/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacion ndërkombëtar, kokainë, para e dokumente false “fundoset” grupi kriminal që vepronte nga SHBA, në BE e Kosovë, 46 të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shkarkuar të gjithë drejtuesit e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe personat përgjegjës, për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare. Ky vendim vjen pas ngjarjes tragjike që ndodhi një Himarë ku një 7-vjeçare mbeti e vdekur pasi u godit nga helikat e një motomjeti që drejtohej nga polici Arjan Tase.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas analizës së hollësishme në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie, bazuar në konkluzionet e nxjerra nga analiza e situatës,  u mor vendimi për shkarkimin nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues dhe të personave përgjegjës në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano janë shkarkuar nga detyra:

Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë;

Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë;

Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;

Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori;

Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.

Ndërkohë, grupi i posaçëm, i ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i përbërë nga specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike, vijon punën për eliminimin e mangësive, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese.

 

Etiketa: drejtuesitGledis NanoHimareKryesore1kufiriMigracionitragjediaVlore

Lajme të lidhura

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)
Aktualitet

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur
Aktualitet

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte
Aktualitet

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
Para
Nuk është Gjiko/ Elita Rudi na tregon se kush e shoqëron atë në udhëtime

Nuk është Gjiko/ Elita Rudi na tregon se kush e shoqëron atë në udhëtime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26

Në një takim të radhës me socialistët në njësinë numër 12, (Dajt, Edi Rama la prorosi për më shumë organizim...

Lexo më shumë
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro “shkelja”- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro “shkelja”- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com