GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut, kambanë alarmi edhe për Shqipërinë

08:47 - 23/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Tragjedia në Maqedoni/ Berisha: Ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejt të plagosurve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Le të shërbejë tragjedia e fqinjëve si kambanë alarmi për të marrë sa më shpejt masat e duhura parandaluese, para se të jetë vonë.

Hekuri rrihet sa është i nxehtë, por zjarri shuhet para se të bjerë.

Tragjedia më e fundit e ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr në një klub nate shkaktoi humbjen e 59 jetëve dhe plagosjen e mbi 150 personave, na kujton me dhimbje rëndësinë jetike të masave kundër zjarrit dhe të respektimit të kërkesave ligjore e kushteve teknike në ambiente ku ka grumbullim njerëzish.

Sipas raportimeve, zjarri u shkaktua nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë një performance muzikore, ndërsa klubi operonte në kushte të papërshtatshme. ​

Kjo nuk duhet të trajtohet e ndiqet thjesht si një ngjarje tragjike në emisionin e radhës të lajmeve të një apo disa ditëve. Ajo duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për Shqipërinë, për të rishikuar dhe për të forcuar masat e sigurisë teknike në tërësi, përfshi dhe ato kundër zjarrit në mjediset publike dhe ndërtesat private.

Zjarret në banesa apo zyra dhe sidomos në ndërtesa me përqendrim njerëzish, apo edhe në hotele e lokale, po shndërrohen në një kërcënim serioz vitet e fundit, teksa sektori i ndërtimit ka hyrë në një fazë të vrullshme.

​Vetëm në muajt e fundit ka pasur disa raste të tilla, që fatmirësisht nuk kanë pasur humbje në jetë njerëzish.

Teksa volumi i ndërtimeve po rritet me ndërtesa shumëkatëshe, rrugët e kalimit dhe shtigjet e shpëtimit po kufizohen e zhduken dhe tendenca për ndërtime pritet të vazhdojë me vrull, bazuar në lejet e reja të ndërtimit që arritën rekordin e 2.5 milionë m2 në vitin 2024, shteti shqiptar nuk ka ende një infrastrukturë monitorimi dhe ndërhyrjeje efikase.

Aktualisht, Shqipëria nuk e ka Kodin e Ndërtimit për mbrojtjen nga zjarri dhe as burime njerëzore që garantojnë mbrojtjen nga zjarri. Tirana është përfshirë në një urbanizim të shpejtë, i cili nuk po merr parasysh standardet me të cilat ndërtohet sot, të tilla si hapësirat, apo materialet antizjarr.

Ndërtimi i kullave me shumë kate rrit edhe më tej rrezikun nga zjarret, pasi asnjë prej tyre nuk ka as elementin më minimal, si p.sh. shkallët e emergjencës dhe një rënie zjarri në një kat do të bllokonte daljet nga katet e mësipërme.

Zjarret e fundit nxorën në pah edhe faktin se përveç volumeve të ndërtimit, tani gjithnjë e më shumë investitorët përdorin materiale që nxisin zjarrin, p.sh. fasadat me izolim që shpesh përhapin zjarrin.

Edhe dritaret janë plastike, që digjen më shpejt se metali (duralumini) dhe përgjithësisht materialet e tarracave dhe dyert që përdoren në procesin e ndërtimit e favorizojnë zjarrin.

Ekspertët kanë pohuar më herët për “Monitor” se mbrojtja ndaj zjarrit në vendin tonë aktualisht është tërësisht amatore dhe i tillë është edhe administrimi i rrezikut. Instalimet e sistemeve antizjarr në banesa më së shumti janë në ndërgjegjen e investitorit dhe inxhinierëve.

Edhe kur sistemet instalohen, ato rrezikojnë të mos përdoren nga mungesa e njohurive apo e përgatitjes së administratorëve të pallateve.

Në anën tjetër, sektori i zjarrfikëseve, që ka qëllim të ndalojë përhapjen dhe të shuajë zjarrin, vuan nga problematika të shumëfishta.

Këtyre u shtohen dhe infrastruktura që nuk po ecën në një hap me vrullin e ndërtimeve, ku në shumë raste, zjarrfikësja nuk arrin të hyjë në zonën e zjarrit për shkak të rrugëve të ngushta, apo të bllokuara.

Mungesa e sigurisë nuk është vetëm te banesat. Nuk kanë munguar rastet e zjarreve në zyra, magazina e biznese private, përfshi hoteleri e bare. Çdo verë digjen pyje e kullota, që shuhen me vështirësi, duke rrezikuar dhe hotelet, madje dhe tërë qytetin, siç ndodhi në Shëngjin.

Gjatë verës, në bregdet në festa përdoren fishekzjarrë, kur vendi është i rrethuar me pisha që në temperaturat e verës bëhen shkas për zjarre masive në zona me banim të dendur.

Sigurimi nga zjarri është një tjetër tregues i ndërgjegjësimit të ulët. Sipas të dhënave zyrtare nga AMF, të ardhurat nga sigurimi ndaj zjarrit në janar 2025 ishin rreth 7.5% të totalit të të ardhurave nga primet në kompanitë e sigurimit, me rënie 8.5% me bazë vjetore.

Në një pjesë të madhe, këto sigurime nxiten nga kërkesat e bankave për kredimarrësit me hipotekë, sesa nga kultura e popullatës.

Ndryshimet e klimës, rritja e volumit të ndërtimeve me shumë kate dhe përdorimi gjithnjë e më shumë i materialeve që nxisin zjarret nga familjet do të rrisnin rrezikun nga zjarri.

A e ka vënë ujin në zjarr qeveria deri tani? Nuk duket kështu. Askush nuk i ka penguar të bëjnë kuadër ligjor, të investojnë në sistemin zjarrfikës apo të rregullojnë kodin e ndërtimit dhe të monitorojnë zbatimin e standardeve në praktikë.

Është thelbësore që autoritetet shqiptare të ndërmarrin hapa konkretë për të siguruar që të gjitha mjediset publike, veçanërisht ato që strehojnë një numër të madh njerëzish, të jenë të pajisura me sisteme funksionale për shuarjen e zjarrit, dalje emergjente të qarta dhe të aksesueshme, si dhe personel të trajnuar për menaxhimin e situatave emergjente.

Për më tepër, është e domosdoshme që inspektimet periodike të jenë rigoroze dhe të pandikuara nga korrupsioni apo neglizhenca. Vetëm nëpërmjet një angazhimi të tillë mund të parandalojmë që tragjedi si ajo në Maqedoninë e Veriut të mos përsëriten në vendin tonë.

Le të shërbejë tragjedia e fqinjëve si kambanë alarmi për të marrë sa më shpejt masat e duhura parandaluese, para se të jetë vonë./Monitor

Etiketa: MaqedoniShqiperitragjedi

Lajme të lidhura

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve
Aktualitet

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir
Aktualitet

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

23:15 - 25/03/26
Para
Humb kontrollin e mjetit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ndërron jetë drejtuesi

Përgjaken rrugët e vendit/ Makina humb kontrollin, ndërron jetë 33-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol
Sport

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

08:32 - 26/03/26

Ernest Muçi ka folur para ndeshjes që Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Polonisë, sfidë kjo e vlefshme për...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 26/03/26
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Mars 2026

07:33 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com