GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedia në Shkodër! Humbën jetën nga zjarri që përfshiu banesën, jepet sot lamtumira e fundit për nënën dhe dy fëmijët e mitur

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedia në Shkodër! Humbën jetën nga zjarri që përfshiu banesën, jepet sot lamtumira e fundit për nënën dhe dy fëmijët e mitur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme do të përcillen për në banesën e fundit nënën dhe dy fëmijët e saj, të cilët humbën jetën tragjikisht në zjarrin e një banese në Domen të Postribës në Shkodër.

Bleona Çelaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj të mitur, Amari 3 vjeç dhe Anuari 1 vjeç, të cilët humbën jetën në zjarrin tragjik të së mërkurës në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, do të përcillen sot për në banesën e fundit.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të enjte, më 30 korrik, në orën 15:00, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e Domnit.

Pritja dhe përcjellja e ngushëllimeve do të zhvillohet te “Shpëtimi” në Golem, ndërsa familja do të presë vizita ngushëllimi për tre ditë.

Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik, pasi nëna dhe dy fëmijët e saj humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Si ndodhi ngjarja?

Policia dhe efektivët zjarrfikës, si provë në këtë ngjarje që deri më tani cilësohet si aksidentale, kanë gjetur edhe një copë mbetje të një bombole të vogël gazi (petrogaz) që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Bashkë me bombolën e vogël, grupi hetimor ka konstatuar edhe sustën e shtratit që ndodhej brenda asaj shtëpie, ndërsa gjithçka tjetër është shkrumbuar nga flakët.

Ndërkohë, jashtë shtëpisë ndodheshin çantat me të cilat kishin shkuar familja Çelaj në shtëpinë e tyre të vjetër.

Këto prova materiale që janë gjetur do të dërgohen në Tiranë për ekspertim për të patur një përgjigje më pas që do t’i shërbejë këtij hetimi.

Babai i fëmijëve dhe bashkëshorti i 24-vjeçares që u dogjën brenda, ka deklaruar se me vete kanë patur edhe një shishe benzine që e kishin marrë për të bërë disa riparime dhe pastrime dhe se ju duhej.

Ai ka deklaruar se është ulur tek një market për të blerë disa gjëra për familjen dhe kur nuk ndodhej aty, shtëpia ka marrë flakë duke bërë që nëna me dy të miturit të digjen brenda.

Dyshimi kryesor deri më tani që ka grupi hetimor është se nëna mund të ketë tentuar për të ndezur bombolën e gazit për të gatuar dhe në atë moment, si shkak i rrjedhjes së gazit, mund të ketë patur eksplozion. Po ashtu, ekziston mundësia që dy fëmijët e vegjël mund të kenë qenë në gjumë në momentin kur ra zjarri.

Fakti që aty nuk ndodhej askush tjetër dhe se shtëpia nuk ka banesa të tjera përreth ka bërë që zjarri të konstatohet jo në kohën e duhur, duke bërë që tre viktimat të humbin jetën.

Mungesa e një njoftimi në kohën e duhur dhe terreni i thyer malor kanë qenë fatal në këtë ngjarje të rëndë.

Familja Çelaj jetonte në Gjermani dhe ishin të paisur me dokumente gjermane dhe kishin ardhur disa ditë më parë për pushime.

Ata menduan të shkojnë tek banesa e vjetër për ta pastruar dhe për të qëndruar disa orë aty, por e gjitha u kthye në një tragjedi që tronditi opinionin.

Etiketa: percjelljeShkodërtragjedi

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
I shpërthen në dorë lënda artizanale teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari në Himarë

I shpërthen në dorë lënda artizanale teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari në Himarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com