GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tragjeditë në Mesdhe nuk reshtin, kontrabanda nuk stepet

08:26 - 27/08/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjeditë në Mesdhe nuk reshtin, kontrabanda nuk stepet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përpara ishullit grek Mykonos është batuar një varkë me refugjatë. Si pasojë tre vetë humbën jetën dhe të paktën dymbëdhjetë të tjerë konsiderohen të humbur, sikurse njoftoi truproja bregdetare greke.

Sipas këtyre informacioneve në detin Egje u gjetën trupat e dy grave dhe një burri të mbytur. Dy burra të tjerë një sirian dhe një palestinez kanë mundur të shpëtohen. Sipas të dhënave të dy të shpëtuarve në barkë kishin qenë rreth 17 persona.

Helikopterë dhe anije të truprojës bregdetare si dhe anijet në lundrim përreth kësaj zone po vazhdojnë aksionin e kërkimit, deklaroi truproja bregdetare. Migrantët duhet të kenë nisur lundrimin drejt Perëndimitditën e enjte (25.08.2023) nga brigjet turke të Egjeut.

Tragjeditë pasojnë njëra-tjetrën në Mesdhe

Një varkë e dëmtuar, e mbingarkuar me njerëz në Mesdhe. Imazhet të tilla janë bërë të zakonshme në dekadën e fundit – ndërsa lista e mbytjeve masive tragjike vazhdon të rritet. Kur qindra – mijëra njerëz përpiqen dëshpërimisht çdo vit të kalojnë në mënyrë të paligjshme drejt Evropës, ata mbështeten tek kontrabandistët e emigrantëve.

E gjitha ka të bëjë me paranë, bëhet fjalë për shumë para. Secili emigrant që synon vendet perendimore paguan për realizimin e ëndrrës për një jetë më të mirë. Kontrabandistët i ngarkojnë njerëzit për mijëra euro për të realizuar këtë qëllim. Mbushja e varkave do të thotë më shumë fitim.

Pse kaq shumë njerëz, në varka të vjetra? Ç’bëjnë këta kontrabandistë dhe pse?

Përdorimi i varkave të vjetra ul kostot. Të ardhurat nga një udhëtim i vetëm mund të arrijnë në miliona. Shumë nga ata që bëjnë punën e pistë të kontrabandës janë vetë emigrantë. Por pjesa më e madhe e parave përfundon në duart e bandave kriminale ndërkombëtare. Sa para? E pamundur të thuhet saktësisht – por agjencitë policore evropiane i vlerësojnë të ardhurat nga kontrabanda 3 deri në 6 miliardë euro në vit. Kjo bazohet në dhjetëra mijëra njerëz që paguajnë mesatarisht 2500 euro për person. Disa paguajnë shumë më tepër – deri në 7000 euro secili.

Kalimi është vetëm një pjesë e enigmës. Kontrabandistët ofrojnë një sërë shërbimesh të paligjshme para dhe pas udhëtimit – të gjitha me çmime jashtëzakonisht të larta. Rrezikun e marrin përsipër pasagjerët – kontrabandistët kapen shumë rrallë.

Për shumë emigrantë, udhëtimi mund të fillojë me dokumente false. Më tej pason një kalim i vështirë në shkretëtirë. Në kohën kur njerëzit arrijnë në fazën tjetër – ata shpesh kanë mbetur pa para. Kriminelët i shfrytëzojnë ndërsa ata përpiqen të kursejnë para për të vazhduar udhëtimin e tyre.

Kontrabanda është fitimprurëse pikërisht sepse është e paligjshme

Disa emigrantë që kalojnë, ose që marrin rrugën tokësore përmes Turqisë dhe Evropës Juglindoret, futen në kamionë pa ajrosje. Ata rrezikojnë të mbeten pa oksigjen, ndërkohë që kontrabandistët i kalojnë përmes kufijve. Shumë vende në rajon kanë vendosur gardhe dhe patrullojnë nëpër kufijtë e tyre për të mbajtur jashtë emigrantët.

Personat që kalojnë me kontrabandistë nuk kanë asnjë mundësi ligjore për të emigruar, nëse do ta bënin këtë, ata mund të merrnin një fluturim për disa qindra euro, që zgjat vetëm disa orë. Në vend të kësaj, ata paguajnë mijëraeuro për një udhëtim që zgjat me javë ose më shumë dhe që u kushton shumë njerëzve edhe jetën e tyre./DW

Etiketa: Mesdhetragjedi

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Para
Shqipëria turistike mes dy ekstremeve, të huajve të ‘pamëshirshëm’…

Shqipëria turistike mes dy ekstremeve, të huajve të 'pamëshirshëm'...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com