GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tragjike! Zjarr në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 50 persona

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjike! Zjarr në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 50 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase.

Numri i të plagosurve nuk dihet,por mendohet se është mbi 100 persona, dhe një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup.

Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë. Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev. Autoritetet kanë thënë se do të deklarohen më vonë gjatë ditës.

 

Etiketa: klubMaqedoniZjarr

Lajme të lidhura

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Breaking Views

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Aktualitet

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26
Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!
Kosovë & Rajon

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26
Para
Kisha Ortodokse zgjedh sot Kryepeshkopin e ri, amaneti i Janullatosit: Ta drejtojë një klerik shqiptar!

Kisha Ortodokse zgjedh sot Kryepeshkopin e ri, amaneti i Janullatosit: Ta drejtojë një klerik shqiptar!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26

Demokratët Evropianë kanë reaguar për rastin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy me plumb gome gjatë...

Lexo më shumë
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com