GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Xavi prezantohet si trajner i Holandës: Duam ta rikthejmë Kombëtaren në nivelet më të larta

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Xavi prezantohet si trajner i Holandës: Duam ta rikthejmë Kombëtaren në nivelet më të larta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Xavi Hernandez ka nisur zyrtarisht aventurën në stolin e Holandës. Trajneri spanjoll kërkon një skuadër me identitet të qartë, që të dominojë ndeshjet dhe të konkurrojë për trofe.

Xavi Hernandez është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Holandës, me objektivin për ta rikthyer përfaqësuesen holandeze në elitën e futbollit europian dhe botëror.

Ish-mesfushori dhe trajneri i Barcelonës ka marrë përsipër një sfidë të re pas eksperiencës në klubin katalanas, ku drejtoi skuadrën në 143 ndeshje dhe fitoi një titull të LaLigas dhe një Superkupë të Spanjës.

Në prezantimin e tij, Xavi bëri të qartë filozofinë që dëshiron të ndërtojë te “Tulipanët”. Spanjolli kërkon një ekip që të ketë kontrollin e lojës, të dominojë kundërshtarët dhe të luajë me personalitet.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Do të përpiqem të jap maksimumin dhe të mos zhgënjej pritshmëritë. Dua një Kombëtare me stilin e saj të lojës, të aftë të dominojë ndeshjet dhe të luajë me vendosmëri e uri për sukses. Do të na duhet kohë, por objektivat janë të qartë”, deklaroi Xavi.

Ai gjithashtu vlerësoi punën e paraardhësve të tij, Louis van Gaal dhe Ronald Koeman, por theksoi se fokusi i tij do të jetë tek e ardhmja.

“Kam respekt maksimal për atë që kanë bërë Van Gaal dhe Koeman. Unë dua të përqendrohem te puna ime dhe te e ardhmja. Tashmë po monitorojmë lojtarët që mund të grumbullohen”, tha tekniku i ri.

Xavi nuk e fshehu ambicien për të synuar trofe me Holandën.

“Jemi këtu për të konkurruar. Duam të përballemi me Kombëtaret më të mira dhe të fitojmë. Ky është objektivi ynë”, u shpreh ai.

Trajneri spanjoll foli edhe për raportin me drejtorin teknik të Holandës, Nigel de Jong, me të cilin ka krijuar menjëherë një lidhje të mirë pune.

“Patëm menjëherë një mirëkuptim. Ai erdhi në shtëpinë time në Barcelonë dhe kjo më tregoi se sa shumë dëshironte të ndërtonim diçka të rëndësishme së bashku”, tregoi Xavi.

Nga ana tjetër, De Jong e cilësoi zgjedhjen e spanjollit si më të mirën për Holandën.

“Për ne ishte zgjedhja më e mirë. Nuk mund të dëshironim diçka më të mirë. Xavi na tregoi menjëherë dëshirën dhe vendosmërinë e tij. Duam të ndërtojmë gjëra të rëndësishme me të”, deklaroi De Jong.

Ai zbuloi gjithashtu se federata kishte kontaktuar katër trajnerë. Një prej tyre ishte Pep Guardiola, me të cilin biseduan pas eliminimit të Spanjës nga Botërori, por trajneri i Manchester City-t kërkoi kohë për pushim. Holandezët tentuan edhe për Arne Slot, por ky i fundit dëshironte të vazhdonte punën në nivel klubesh.

Etiketa: Holandetrajnerxavi

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
Pas takimeve në Pogradec, Rama do të mbledhë të premten ministrat në selinë e PS

Pas takimeve në Pogradec, Rama do të mbledhë të premten ministrat në selinë e PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com