GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajner i ri për Dinamon? Ish-lojtari i interit pritet të vijë…

09:06 - 25/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajner i ri për Dinamon? Ish-lojtari i interit pritet të vijë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është fakt tashmë që Luixhi di Biaxho, ish-lojtari i Interit dhe Italisë, ndoqi nga afër ndeshjen miqësore të Dinamos në Korçë, i shoqëruar nga Igli Tare. Me zhvillimet e fundit në kampin blu, është logjike të mendohet se ish-trajneri i Italisë U-21 ka qenë aty si një i interesuar direkt.

Burime të “Panorama Sport” tregojnë se Di Biaxho mund të angazhohet në stafin e Dinamos dhe gjasat janë të mëdha që të jetë trajneri i ri i ekipit. Ndoshta fillimisht ai mund të nisë punën si drejtor teknik i këtij klubi, e më pas në momentin që të jetë bindur për ekipin dhe kampionatit, të bëhet trajner i parë.

Zyrtarisht nuk ka ende konfirmime nga klubi për pozicionin e tij, por me projektin e ri, Dinamos i duhet një staf drejtues sa më i kompletuar dhe sa më profesionist. Gjithsesi, gjasat më të mëdha janë të mëdha që Di Biaxho të jetë trajneri i ri i bluve në vazhdimësi.

Ai ka drejtuar Italinë U-21 në vitet 2013-2019, ndërsa për herë të fundit ka qenë trajner i SPALit në Serinë A në 2020-ën. Ajo që bënte përshtypje me italianin ishte fakti se gjatë gjithë kohës mbante shënime për miqësoren Skënderbeu-Dinamo.

Gjërat po lëvizin me shpejtësi te kryeqytetasit, ndërkohë që dje në bisedën për “Panorama Sport”, presidenti i bluve, Adrian Bardhi, nuk ka dashur të komentojë praninë e Igli Tares dhe Luixhi di Biaxhos në stadiumin e Korçës.

Pritet që edhe ish-drejtori sportiv i Lacios të jetë pjesë e projektit madhor, pikërisht në atë pozicion që ai e ka bërë me shumë sukses në Itali.

Nga sa mund të kuptohet, për Dinamon po hapet një cikël i ri, jo vetëm sa i takon emrit, por edhe ambicieve që do të kenë drejtuesit pas bashkëpunimit që do të kenë me klubin e madh anglez, Mançester Siti

 

Etiketa: dinamotrajner

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Sa operacione plastike ka bërë Robbie për të arritur pamjen e ‘Barbie

Sa operacione plastike ka bërë Robbie për të arritur pamjen e 'Barbie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com