GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tekniku i Elbasanit: Fituam 2 herë për 4 ditë në Turanë/ Shehi: Meritonim më tepër

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Tekniku i Elbasanit: Fituam 2 herë për 4 ditë në Turanë/  Shehi: Meritonim më tepër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, komentoi fitoren 0-1 ndaj Tiranës.

“Mund të them nga këto 4 ditë kemi fituar dy herë në Tiranë, kundër Partizanit dhe Tiranës. Shumë e vështirë, por çunat bënë një punë fantastike. Ne kemi harmoni shumë të mirë, staf, lojtarë, presidentë dhe tifozë. Kjo është pikë më e fortë nga Elbasani. Ze Gomesh e fitoi formacionin vetë, punoi mirë në stërvitje. Kjo ishte shembull mirë për ne. Kjo është rruga e duhur, jam shumë krenar për ekipin.

Nuk punojmë shumë ekstra se nuk kishte shumë kohë. Ndoshta një energji pozitive pas një rezultati të mirë kundër Partizanit. Ishim të gjithë gati, në maksimum. Ishin 2-3 lojtarë të lodhur, si Manellari dhe Kasa i madh. Ky është sekreti. Dhe një shpirt i madh, që prapë do fitojmë ndeshjen.

Do fillojmë nga pjesa e dytë, Tirana filloi aty me 4 mbrapa, si 4-4-2 apo 4-2-3-1. Ne ishim përgatitur mirë. E dimë pikën e dobët dhe fortë. Tirana ka skuadër të mirë, por ndoshta mesfushorët dhe sulmuesit janë pikë e fortë. Ndoshta 3 apo 4 mbrapa, varet si do luajë, kjo është pika e dobët. Dhe ishim përgatitur andej. Goli i parë erdhi nga një shpejtësi mes Haxhiut dhe Halilit, krosoi mirë Musta dhe shënoi Ze Gomesh. E gjitha e përgatitur mirë, lojtarët i meritojnë të gjitha. Ky është momenti i Elbasanit. Nuk është kollaj të fitosh dy herë për katër ditë, kundër Partizanit dhe Tiranës, por ne jemi Elbasani. Kemi skuadër të mirë, besim të fortë, gjithmonë të luftojmë dhe të gjitha i meritojnë çunat”.

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, bëri analizën e tij pas  humbjes 0-1 ndaj Elbasanit.

“Në tërësi të ndeshjes, nuk meritonim ta humbisnim, por diçka më tepër. Tensioni është, ndëshkohemi për një mos shkallëzim të mirë. Tabekun nuk e kishim në gjendjen më të mirë, u munduam të krosojmë, të fusim dhe dy lojtarë si Alvarez dhe Kobiljar. Futbolli i tillë është, kjo është ndeshja më e mirë, duhet të vazhdojmë kështu.

Kishim menduar që Vogli të konsumonte më shumë në presion, edhe pse është djalë i ri që kohën nuk e ndan mirë. Dhe për shkak të ngarkesës, pasi ndeshjen e fundit, Kobiljar doli i dëmtuar nga fusha.

Ne edhe me Dinamon luajtëm 4-3-3. Të tentonim, që të dilnim nga krahët. Ose superioriteti në mesfushë me Rafën. Kjo ishte ajo që kërkova. Sot në mbrojtje ishim të sajuar, futëm Verën në krahun e majtë dhe Rimalin në krah të djathtë. Ishte dhe për shkak të pozicioneve, dhe për të marrë masat në thellësi.

 

 

Mesfushorët tonë, në pjesën e parë, ne duhet të kishim ndërruar krahun e lojës dhe të mbanim topin në zotërim. Nëse do kërkojmë vertikalizime dhe topa pas shpinë, konsumi është i madh. Kërkuam që kur të merrte topin Rimali, Vogli të shfaqej me diagonale, nëse Rafa i markuar. Për të ndërruar krahun e lojës dhe për të dalë në sulm. Nuk do kërkonim që të vuanim shpejtësinë e Lajthisë, duke ngjitur të pestin tonë, që të vuante në shpejtësi Halili. Menduam që kundërshtari ka manovër që hedh shumë topa në zonë, dhe duheshin 3 lojtarë në qendër. Konsumi është i madh, edhe për shkak të eksperiencës. Vërtetë po vuanim nga krahu i majtë. Nëse do kishim pozicionim më të mirë të Voglit, mund ta zgjidhnim më mirë. Kur ngjitej i pesti i tyre, nuk ndante mirë Halili dhe Vera. Kur lojtari i krahut ngjitej, e merr Vera. Njëherë e bëmë, gabuam me qendërmbrojtësin tjetër që vuajtëm thellësinë. Nuk mbuloi hapësirën, që kishte rastin Elbasani. Këto ishin dy rastet.

Dihet që pozicioni ku jemi duhet të japim më shumë se maksimumin. Duhet të ulim tensionin, prandaj nuk arrijmë të finalizojmë. Sjellja e skuadrës, sidomos në pjesën e dytë, mendoj duke rregulluar shumë pak gjëra, mund të bëjmë më mirë në të ardhmen.

gijotina.com/

Etiketa: Tirana- AF Elbasani

Lajme të lidhura

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!
Sport

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin
Sport

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Para
Salianji në takimin me strukturat e PD në Vlorë:  Situata alarmante, duhet dorëheqje

Salianji në takimin me strukturat e PD në Vlorë: Situata alarmante, duhet dorëheqje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës
Aktualitet

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26

Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga...

Lexo më shumë
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26
Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com