Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë për dy miqësoret ndaj Malit të Zi U-19

Edhe Kombëtarja U-19 do të zbresë sot në fushë dhe do të nisë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi, që do të luhen më 11 dhe 13 tetor. Trajneri Julian Ahmataj ka ftuar 21 kuqezinj për këto dy sfida, ku 13 prej tyre aktivizohen në klube jashtë vendit ndërsa pjesa tjetër luan me ekipet shqiptare në vendin tonë.

Kombëtarja U-19 nis nga kjo e hënë grumbullimin në Shkodër. Ndeshja e parë e kuqezinjve është planifikuar të luhet më 11 tetor në Podgoricë në ora 13:00 dhe takimi i dytë është programuar të luhet dy ditë më vonë, më 13 tetor në orën 12:00.

Këto dy ndeshje miqësore janë testi i fundit për Shqipërinë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj për të kolauduar grupin kuqezi, pasi në muajin nëntor kuqezinjtë do të luajnë shansin e tyre në raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë grupmoshë. Shqipëria është pjesë e grupit 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”.

Më poshtë lista e ekipit kombëtar U-19:

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT