Trajneri i Finlandës, Jakob Fris, ka folur pas humbjes ndaj Shqipërisë, duke u shprehur i zhgënjyer me rezultatin, por duke theksuar se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje të barabartë me kuqezinjtë.
Në prononcimin për mediat, Fris deklaroi se nuk kishte arsye për të fajësuar lojtarët, pasi sipas tij ata treguan përkushtim dhe nuk kishin një qasje të gabuar në fushë.
“Nuk mund të fajësoj lojtarët që nuk u munduan apo që kishim qasjen e gabuar në fushë. Mendoj se ndeshja ishte në përgjithësi e barabartë. Ne kishim disa momente të mira presioni dhe mundësi shënimi në zonë. Kishim po aq raste sa Shqipëria deri në momentin e kartonit të kuq”, u shpreh trajneri finlandez.
Fris theksoi se diferenca nuk qëndroi te përpjekjet e skuadrave, por te konkretizimi i rasteve përpara portës.
“Është me të vërtetë e vështirë të fajësosh lojtarët për çdo gjë tjetër përtej eficencës së njëjtë me kundërshtarët”, shtoi ai.
Në fund, trajneri pranoi se objektivi i parealizuar e bën humbjen edhe më të vështirë për t’u përtypur.
“Kur vendos një objektiv dhe nuk e arrin, është padyshim zhgënjyese. Zhgënjim është fjala e duhur”, përfundoi Jakob Fris.









Discussion about this post