GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri i Fulham: Broja duhet të luftojë, konkurrenca është e madhe

10:47 - 11/02/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i Fulham: Broja duhet të luftojë, konkurrenca është e madhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armando Broja luajti përsëri pak minuta në ndeshjen e kësaj jave më skuadrën e Fullhem. Ai u aktivizua në minutën e 74-t të sfidës në vend të Rodrigo Muniz, i cili kishte shënuar 2 gola në duelin që skuadra e tij fitoi me shifrat 3-1 ndaj Bornmuth. Një situatë me të cilën ai pritet të përballet edhe në vazhdim, siç shpjegoi qartësisht trajneri i londinezëve, Marko Silva.

Ai bëri të qartë se lojtarët e tjerë të sulmit po dhuronin paraqitje të rëndësishme dhe Broja duhej të punonte e tregonte që ishte më i mirë se ata të cilët për momentin janë titullarë para tij.

“Jam shumë i lumtur për Muniz, e meriton. Kur ke mundësinë që të hysh në fushë, duhet të jesh gati të shpërthesh. Kur të shfaqet mundësia, duhet të tregosh cilësitë e tua. Paraqitjet e tij sot ishte ndoshta më e mira që ka bërë me fanellën e Fullhem. Tani është e rëndësishme që të vazhdojë që të punojë shumë dhe është e rëndësishme që unë të vazhdoj ta zhvilloj si futbollist.

Broja zëvendësues? Kam folur me të rreth kësaj situate një ditë më parë. Premier Liga është e tillë. Është e rëndësishme që ta kemi me ne, ai është një lojtar të cilin e kishim kërkuar që në verën e kaluar.

Ai e di që duke qenë pjesë e Premier Ligës, do të ketë vazhdimisht konkurrencë për një vend në formacion. Ai mbërriti këtu vetëm javën e kaluar dhe ndaj Bërnlit, një tjetër sulmues shënoi një gol të rëndësishëm dhe kishte një impakt të mirë në ndeshje. Nëse Rodrigo do të ketë një javë të mirë dhe Armando do të ketë një javë të mirë, atëherë do të jetë perfekte për ne.

Futbollistët nuk janë budallenj. Ata i kuptojnë vendimet dhe një mënyrë se si të përballosh situatën është të punosh shumë dhe të tregosh që je më i mirë se të tjerët që po luajnë”, tha trajneri i Fullhemit pas ndeshjes.

Etiketa: broja

Lajme të lidhura

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital
Sport

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

11:00 - 20/02/26
Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët
Breaking Views

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Para
Kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 31-vjeçari

Kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 31-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital
Sport

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

11:00 - 20/02/26

Sulmuesi i Sivassporit, Rey Manaj, u përfshi në një aksident trafiku që shkaktoi dëme materiale në rrugën ‘Bağdat’, mbrëmjen e...

Lexo më shumë
Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja

10:33 - 20/02/26
Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

10:26 - 20/02/26
Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

10:13 - 20/02/26
Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

09:48 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com