GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri i kombëtares moldave: Ja si do e mund Shqipërinë e Sylvinho

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i kombëtares moldave: Ja si do e mund Shqipërinë e Sylvinho
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i kombëtares moldave, Serghei Clescenco, në prag të sfidës me Shqipërinë, vlerëson kombëtaren kuqezi, por shprehet se ka recetën për të mundur ekipin e drejtuar nga Sylvinho. Në një konferencë për mediat, Clescenco shprehet se strategjia jonë mbetet konstante, pavarësisht ndeshjes. “Ne mbështetemi në guximin për të përballuar çdo sfidë, agresivitet në sulm dhe besim në aftësitë tona mbrojtëse. Ky është thelbi i filozofisë sonë në ndeshje”, shton ai.

Cilat janë synimet tuaja dhe të skuadrës në dy ndeshjet e fundit dhe si planifikoni t’i arrini ato për të siguruar kualifikimin në EURO 2024?

Le ta pranojmë, sa prej nesh menduam se do ta arrinim më lart se vendi i fundit? Objektivisht, kam pasur edhe arsye, sepse duke analizuar skuadrat kundërshtare, kam konstatuar se nuk kemi arritur kurrë, ose pothuajse asnjëherë, fitore ndaj tyre. Dy ndeshjet e fundit me Ishujt Faroe na treguan se nuk ishte e lehtë, njëra ndeshje u mbyll në barazim, tjetrën e fituam me shumë vështirësi. Kështu që po. Të thuash se ishim optimistë do të ishte një gënjeshtër, por djemtë ia dolën. Ata formuan një ekip të bashkuar dhe e kuptuan pse jemi mbledhur. Lojtarët e kuptuan se ata nuk janë në fushë vetëm për veten e tyre, por edhe për vendin e tyre, familjet e tyre dhe miqtë që nuk duan të zhgënjejnë.

Çfarë strategjish përdorni për të motivuar lojtarët që të përballen me presionin e dy ndeshjeve të fundit të eliminatoreve të EURO 2024?

Strategjia jonë mbetet konstante, pavarësisht ndeshjes. Ne mbështetemi në guximin për të përballuar çdo sfidë, agresivitet në sulm dhe besim në aftësitë tona mbrojtëse. Ky është thelbi i filozofisë sonë në ndeshje. Kemi vetëm 2-3 ditë për përgatitje, por fokusohemi që të analizojmë me kujdes çdo kundërshtar, në mënyrë që secili lojtar të kuptojë se kush është përballë në fushë dhe të përshtatet sipas pikave të forta.

Çfarë prisni të sjellë Shqipëria në këtë ndeshje dhe si po përgatiteni për të kundërshtuar taktikat dhe strategjinë e tyre?

Shqipëria, nga rreziku për të mbetur jashtë u bë favorite e grupit tonë. Është një surprizë, por kjo është merita e trajnerit të tyre, i cili pas vetes ka një përvojë shumë të mirë. Një nga pikat e forta të tyre, njësoj si ne është kohezioni i ekipit të tyre kombëtar. Kam vënë re se ata kanë mbajtur një formacion të qëndrueshëm në ndeshjet e fundit me vetëm një ose dy ndryshime. Ata janë një ekip jugor, që do të thotë se janë mësuar të luajnë dhe ta mbajnë topin. Ata janë teknikë dhe të shpejtë.

Etiketa: MoldavindeshjaShqiperitrajneri

Lajme të lidhura

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj
Sport

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij
Sport

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26
Para
Abuzimi me fondet e BE, Soreca: Qeveria Rama ta marrë shumë seriozisht çështjen

Abuzimi me fondet e BE, Soreca: Qeveria Rama ta marrë shumë seriozisht çështjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com