GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri i Kosovës para ndeshjes me Rumaninë: Synojmë vendin e parë në grup

14:35 - 02/09/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i Kosovës para ndeshjes me Rumaninë: Synojmë vendin e parë në grup
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është deklaruar për mediat para dy ndeshjeve që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë ndaj Rumanisë dhe Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.

Fillimisht Kosova do të jetë luajë kundër Rumanisë në ‘Fadil Vokrri’ më datë 6 shtato,r ndërsa tri ditë më vonë (9 shtator) do të ndeshet me Qipron.

Foda tha se ekipi i Kosovës është në një formë jashtëzakonisht të mirë dhe se janë të motivuar për të arritur fitoren.

“Tanimë i kemi përfunduar miqësoret dhe po përgatitemi për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Të gjithë lojtarët janë në formë jashtëzakonisht të mirë. Për ndeshjen e parë në shtëpi jemi shumë të motivuar dhe të lumtur, prandaj do të bëjmë gjithçka që kundër Rumanisë të arrijmë fitore”, ka thënë fillimisht Foda.

Tekniku gjerman është shprehur i lumtur për faktin se në këto dy ndeshje do të ketë më shumë opsione për të zgjedhur në krahasim me ndeshjet e kaluara.

“Është jashtëzakonisht e mirë kur ke kaq shumë lojtarë në formë dhe ke mundësi të zgjedhësh. Në ndeshjet e kaluara nuk kemi shënuar aq shumë gola, por tani kemi në dispozicion lojtarë si Muriqi, Rrahmani, Zhegrova dhe Asllani. Ata kanë shënuar me skuadrat e tyre dhe shpresojmë që të shënojnë edhe me kombëtaren”, deklaroi ai.

Ai shtoi se qëllimi i tyre kryesor është që të fitojnë ndeshjen e parë dhe të renditen si lider në grup.

“Nuk e kemi si qëllim vetëm të jemi favorit, qëllimi më i rëndësishëm për ne është që ta fitojmë ndeshjen e parë. Sigurisht se objektivi ynë është të jemi favorit, t’i fitojmë ndeshjet dhe të jemi të parët në grup”, përfundoi timonieri i Kosovës.

Përveç Rumanisë dhe Qipros, në grupin ku bën pjesë Kosova gjendet edhe Lituania.

Etiketa: Kosovarumani

Lajme të lidhura

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë
Sport

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Para
Dhunohet me sende të forta kancelari i Gjykatës së Elbasanit

Hetimet/ Burri në Cërrik arrestohet për abuzim me të mitur, fëmija: Më tha ‘do të vras po tregove’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com