GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri i Legias: Muçin nuk do e shisja as për 20 mln euro, ja ç’më mbeti peng…

20:47 - 13/02/24
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Ernest Muçi, lojtari më i shtrenjtë në Poloni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ernest Muçi u transferua në limitet e merkatos dimërore nga Legia e Varshavës te Besiktas në Turqi. Një operacion që kapi vlerën e 10 milionë eurove duke e shndërruar sulmuesin e kombëtares në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit turk.

Në një intervistë për mediat turke, trajneri i Legias së Varshavës, Kosta Runjaic theksoi se ishte kundër largimit të Muçit nga skuadra për shkak se ai i shërbente shumë ideve të tij. Runjaic u shpreh se nuk do ta shiste Muçin as për shifrën e 20 milionë eurove, ndërsa shtoi se i ka mbetur peng se nuk mundi ta përshëndeste lojtarin pasi transferimi te Besiktas ndodhi shumë shpejt.

Ofertat për Ernest Muçin, a kishte interes nga klube të tjera përveç Besiktasit?

“Për Ernest Muçin kemi pasur shumë oferta nga fillimi i sezonit, bëhet fjalë për klube të ligave kryesore në Europë. E prisnim që për të do të vinte një ofertë e madhe në aspektin financiar pasi Muçi shkëlqeu në ndeshjet e Kupës së Europës me Legian. Unë luftova shumë që Muçi të qëndronte me Legian, të paktën deri në fundin e këtij sezoni. E dija fare mirë se skuadra do të përfitonte shumë nga Muçi dhe vetë ai do të fitonte edhe më shumë vëmendje nga performancat me Legian. Megjithatë, gjërat rrodhën në një tjetër drejtim”.

10 milionë euro për Muçin, një shifër rekord për Besiktasin. Mendon se e meriton Muçi një vlerë të tillë?

“Është një shifër impresionuese për të dyja klubet, Besiktasin dhe Legian. Megjithatë, e prisnim këtë shifër për një si Muçi. Dihet se për lojtarë me këtë profil kërkesat janë të larta dhe shumat që qarkullojnë janë po ashtu të larta. Muçi i ofron shumë skuadrës, është i shpejtë, ka aftësi prej golashënuesi dhe mund të realizojë me të dyja këmbët. Një tjetër aspect që favorizon Muçin është se ai shënon në ndeshje vendimtare dhe në momente kritike. Falë aftësive atletike, ofron shumë presion në gjysmëfushën kundërshtare. Por, më e rëndësishmja është se Muçi është ende shumë i ri. Çdo trajner kërkon ta ketë në skuadër një lojtar si Muçi. A mjaftojnë 10 milionë për Muçin? Muçi ishte lojtari im, dhe ishte një nga më të rëndësishmit. Unë nuk do ta lija të largohej as për dyfishin, por kështu funksionon. Muçi është nga ata lojtarë që këtë vlerë mund ta dyfishojë ose trefishojë në vitet e ardhshme”.

Çfarë këshille i dhe Muçit para kalimit te Besiktas?

“Ishim në hotel dhe po përgatiteshim për ndeshjen e radhës në kampionat. Fola me Muçin në një mënyrë shumë të përgjithshme dhe për mundësitë që mund t’i shfaqeshin në karrierë. E përmenda pak Besiktasin. Në mëngjes mësova se Muçi nuk ishte më në hotel, ishte nisur për Stamboll. Legia dhe Besiktas kishin arritur gjatë natës një marrëveshje. Ishte nga ato transferimi ku marrëveshja u arrit për punë minutash. Më ka ngelur peng sepse nuk mund ta përshëndesja dhe ta takoja fizikisht, por kjo është pjesë e futbollit profesionist. Unë doja që ai ta kapte këtë mundësi dhe shans të karrierës. Unë dhe gjithë skuadra e Legias i urojmë shumë suksese dhe fat në këtë aventurë te Besiktas”.

Etiketa: legiaMuciTurqi

Lajme të lidhura

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë
Sport

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

11:12 - 20/02/26
Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital
Sport

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

11:00 - 20/02/26
Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26
Para
Ueda dhe Arlind në pritje të fëmijës së tyre të parë, reagon Xhoana

Ueda dhe Arlind në pritje të fëmijës së tyre të parë, reagon Xhoana

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura e Babrroit dhe ndërron jetë në vend
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura e Babrroit dhe ndërron jetë në vend

12:23 - 20/02/26

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të premte në kryeqytet. Një djalë dyshohet se është vetëhedhur nga Ura e Babrrroit,...

Lexo më shumë
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26
PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com