GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja: Derbi me Tranën është ndeshje speciale…

11:52 - 07/12/25
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja: Derbi me Tranën është ndeshje speciale…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Partizanit Oltijon Kërnaja ka komentuar në funksion të sfidës me Tiranën, që është dhe derbi i tij i parë që nga momenti që është ulur në stolin e të kuqve. Sfida, e vlefshme për javën e 15-të të Abissnet Superiores, do të luhet të dielën në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 18:00.

Atmosfera në ekip në prag të derbit?

“Siç e thash edhe javën e kaluar atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë, djemtë janë përgatitur. Dihet derbit ka një specifikë tjetër, një adrenalinë tjetër nga tifozët, lojtarët, stafi çdo gjë ka tjetër realitet ka tjetër specifikë. Jemi munduar ta përgatisim në mënyrën e duhur”.

Si e prisni Tiranën në këtë përballje?

“Zakonisht në derbi nuk është parë asnjëherë renditja e ekipeve. Gjithmonë kanë qenë ndeshje të luftuara, pavarësisht pozicionit në tabelë si nga ekipi jonë ashtu edhe ndaj kundërshtarit. Gjithmonë është luftuar për çdo top dhe çdo gjë do jetë në kuadër të luftës sportive. Nuk duhet të nisemi fare nga renditja, apo nga ndeshjet e fundit të Tiranës, duhet të merremi vetëm me ekipin tonë kështu që jemi gati për ekipin tonë”.

Derbet e fundit kanë folur për Tiranën. Çfarë mund të bëni diçka ndryshe në përballjen e radhës?

“Eshtë komplet histori tjetër, qasje tjetër, mënyrë tjetër. Ne do presim të japim gjithnjë maksimumin siç kanë bërë çunat, çdo ndeshje duke luftuar për çdo top për çdo centimetër fushe, për të respektuar fanellën e Partizanit dhe tifozët e saj të shumtë”.

Si ndiheni duke qenë se për ju është edhe derbi i parë?

“Është një ndeshje speciale, edhe për mua. Derbi i parë. Është ndeshja më speciale në Shqipëri, pavarësisht renditjes. Është derbi, do shohim dhe t’ja lëmë fushës”.

Si është gjendja e skuadrës?

“Skuadra vazhdon të jetë po e njëjta, ndoshta mund të jenë në pankinë Skuka dhe Sembene. Nuk janë të gatshëm me 100% të formës se vijnë nga dëmtim prej 4-5 javësh. Preka vazhdon i dëmtuar. Djemtë e tjerë, kanë bërë goxha mirë këto kohë. Ekipi është i gatshëm besoj”.

Numri i pakët i biletave të shitura?

“Tifozët tanë kanë ardhur. Kanë qenë prezent në të gjitha ndeshjet tona. Guerrilsat janë të pandashëm, janë tifozët numër 1 në Shqipëri dhe të pandashëm. Pavarësisht rezultateve të këqija në fillim, ata sërish na mbështetën. Besoj dhe i ftoj të na mbështesin nesër, kjo ndeshje përveç lojtarëve është më shumë në anën e tifozllikut. Më shumë për ta, që t’i bëjmë krenarë me rezultat pozitiv nesër”.

 

Etiketa: Oltion Kernaja

Lajme të lidhura

Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi
Sport

Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi

10:16 - 03/03/26
SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat
Breaking Views

SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat

23:14 - 02/03/26
“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin
Aktualitet

“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin

22:40 - 02/03/26
Para
Mbeturina në brigjet e Dubrovnikut: Kroacia paralajmëron padi ndaj Shqipërisë

Mbeturina në brigjet e Dubrovnikut: Kroacia paralajmëron padi ndaj Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ktheu dhomën e hotelit në bazë droge, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Sherr mes grupeve të drogës në Itali, plagoset rëndë me thikë 30-vjeçari shqiptar

11:30 - 03/03/26

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mes dy grupeve kriminale në Ranzanico, Itali, ku si rezultat është plagosur me thikë...

Lexo më shumë
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Financimi i partive të garantojë pluralizmin, jo kontrollin politik

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Financimi i partive të garantojë pluralizmin, jo kontrollin politik

11:06 - 03/03/26
Gonzato: Financimet e partive duhet të garantojnë një fushë loje të barabartë për të gjithë aktorët

Gonzato: Financimet e partive duhet të garantojnë një fushë loje të barabartë për të gjithë aktorët

10:51 - 03/03/26
Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

10:41 - 03/03/26
Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje? Anglezi, shok fëmijërie…

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin portugez

10:23 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com