GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri i Spanjës: Me Shqipërinë do japim maksimumin

20:59 - 23/06/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i Spanjës: Me Shqipërinë do japim maksimumin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të javës së tretë të fazës së grupeve në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, se skuadra e tij ka prestigj ndaj do japë maksimumin në çdo ndeshje.

Sa i përket Shqipërisë, tekniku spanjoll theksoi se “kuqezinjtë” janë një ekip i madh dhe se e kanë merituar të jenë në EURO 20245.

I pyetur për rotacionin që pritet t’i bëjë ekipit, De La Fuente theksoi se do të bëjë vetëm ato ndryshime që ai i sheh të arsyeshme, ndërsa shtoi se në ndeshjen e nesërme do të zbresë në fushë një skuadër shumë konkurruese.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të dimë kundër Shqipërisë?

”Ne jemi të rrezikshëm dhe kemi prestigj, ndaj do t’i qasemi ndeshjes sikur të ishte e fundit e këtij kompeticioni. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Nesër mendojmë për të fituar.”

Do të ketë shumë apo pak rotacion në formacion?

”Ne jemi me këmbë në tokë. Mendoj se Shqipëria është një ekip i madh. Për ne nuk është çudi kjo që po bëjnë. Ne do të bëjmë ndryshimet që i shohim të arsyeshme. Ne do të bëjmë ekipin më konkurrues për këtë ndeshje”.

Rëndësia që i keni dhënë ndeshjes kundër Shqipërisë?

“Ne përgatisim të gjitha aspektet e rivalëve. Sido që të jetë, që të mos na befasojnë.”

Çfarë duhet të përmirësojë Spanja?

“Ne duhet të përmirësohemi në gjithçka. Ka gjithmonë shumë vend për përmirësim. Kur përfundojmë një seancë stërvitore, ne gjithmonë i falënderojmë lojtarët për përfshirjen dhe organizimin e tyre, por shtojmë se nesër mund të përmirësohet”.

Loja e Spanjës:

”Driblingu dhe loja jonë sulmuese janë vendimtare, është e rëndësishme është që të jemi afër portës së rivalëve. Ne duam të jemi praktik dhe të luajmë lojën tonë. Ne gjithmonë përpiqemi të dominojmë lojën.”

Si e shihni Shqipërinë?

“Nuk na habit. Nëse ata janë këtu, kjo është për shkak se ata janë duke punuar mirë. Duhet të jemi të fokusuar dhe të punojmë mirë për të kërkuar fitoren.”

Krahasimet me Kombëtaren 2008-2012?

“Ajo që bëmë dhe arritëm ishin vite të pabesueshme. Si brenda dhe jashtë fushës ishte e jashtëzakonshme. Tani po luajmë mirë dhe me të njëjtën ide.”

Zabaleta:

“E vërteta është se unë e dua shumë atë për shkak të asaj që përjetuam së bashku në City. Shpresoj ta shoh.”

Etiketa: Shqiperispanjë

Lajme të lidhura

Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë

08:45 - 17/03/26
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë
Sport

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë

20:08 - 16/03/26
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”
Breaking Views

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

18:15 - 16/03/26
Para
Spanja mund të gjobitet për aktivizimin e Lamine Yamal ndaj Shqipërisë

Spanja mund të gjobitet për aktivizimin e Lamine Yamal ndaj Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë

08:45 - 17/03/26

Mbrëmja e sotme rikthen emocionet e UEFA Champions League, me katër përballje të kthimit për fazën e 1/8-ave, ku do...

Lexo më shumë
Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

08:19 - 17/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 17/03/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 17 Mars 2026

07:47 - 17/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për sot, 17 Mars 2026

07:41 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com