GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri i Ukrainës: Shqipëria ka një ekip shumë të fortë, gabuam në mbrojtje

07:59 - 08/09/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i Ukrainës: Shqipëria ka një ekip shumë të fortë, gabuam në mbrojtje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Ukrainës, Sergei Rebrov, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas humbjes me Shqipërinë, teksa ka kritikuar hapur lojtarët për mënyrën se si pësuan golat ndaj kuqezinjve, sidomos të dytin të shënuar nga Asani gjatë konferencës për mediat.

Pse ekipi i Ukrainës u paraqit aq dobët në sulm në pjesën e parë?

Me shumë mundësi, sepse ne luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Shqipëria mbrojti kompakte dhe në mënyrë të organizuar, ishte e vështirë të gjeje hapësira. Ne u munduam të pasonim në zonën e rreptësisë, por për fat të keq nuk krijuam shumë raste në pjesën e parë. Po, Jaremçuk kishte një rast, Në pjesën e dytë ne kishim shanse, shënuam gol, mund të shënonim të tjerë. Për fat të keq, në futbollin në këto nivele, nëse nuk shënon, të shënojnë kundërshtarët.

Pse ishte ndeshja kaq e vështirë? Pse ishte kaq e vështirë të kombinonin dhe krijonin raste? A ishte mungesë gatishmërie e lojtarëve apo minutat? Si mund të trajtohet?

Është gjithmonë e vështirë të luash në këto nivele. Shqipëria mbrojti shumë e ngjeshur, nuk la asnjë hapësirë. Është shumë e vështirë të hapësh një mbrojtje të tillë, duhet të kesh durim. Ne u munduam ta bënim, por nuk kishte saktësi në zonën e rreptësisë. Ky ishte edhe problemi që kishim në ndeshjen ndaj Rumanisë, ku kontrolluam topin, por nuk krijuam raste, nuk mbushëm zonën e rreptësisë. Shqipëria, ashtu si në Europian, u mbrojt mirë. Megjithatë, tani pyetja nuk është rreth sulmit tonë, por rreth mbrojtjes, si mund të pësohen 2 gola në 3 kundërsulme? Nuk kishte ekuilibër në mbrojtje, e gjithë skuadra duhet të mbronte në pjesën e dytë, të mos lejonte që të krijoheshin këto momente.

Çfarë u munduat t’i thoshit lojtarëve gjatë pushimit? A i ndoqën udhëzimet tuaja?

Ne i dhamë disa këshilla. Në 15 minutat e parë të pjesë së dytë ne dominuam, krijuam raste, shënuam një gol. Por siç e thashë, futbolli nuk është vetëm sulm por edhe mbrojtje, Goli i dytë që pësuam, e pashë edhe një herë tani dhe nuk e kuptoj se si mund të mbrosh kështu në këto nivele. Ne çuam ritmin në fillimin e pjesës së dytë, shënuam një gol, por duhet të luajmë 90 minuta.

Etiketa: trajnerUkraine

Lajme të lidhura

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve
Breaking Views

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar
Sport

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli
Sport

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

18:29 - 06/04/26
Para
Mirlind Dakut i ‘flet’ zemra pas fitores së kuqezinjve: Shqipëri e madhe!

Mirlind Dakut i ‘flet’ zemra pas fitores së kuqezinjve: Shqipëri e madhe!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve
Breaking Views

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

18:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com