GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri kuqezi, Silvinjo: Para tifozëve do të bëjmë më të mirën

12:25 - 05/06/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Trajneri kuqezi, Silvinjo: Para tifozëve do të bëjmë më të mirën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka dalë sot para mediave ku i është përgjigjur gazetarëve për dy ndeshjet e radhës që Shqipëria luan ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe për eliminatoret e Euro 2024.

Trajneri brazilian u ndal edhe te lista e futbollistëve të grumbulluar.

Gjendja e futbollistëve? Sigurisht që kemi moment delikat sepse është fund sezoni dhe lojtarët janë të ngarkuar. Kjo është pjesë e punës dhe kam folur e kam takuar shumë lojtarë. Është situatë ku grupi duhet menaxhuar sa më mirë. Duhet menaxhuar intensiteti që lojtari të japë 100% në fushë dhe prandaj kemi zgjedhur 26 lojtarë. Duhet menaxhim i mirë pasi kemi moment delikat.

Turi në Europë dhe kundërshtarët? Mund të them se i njoh më mirë lojtarët. Prej dy muajsh nuk kishim punë të lehtë. Polonia ishte vetëm një ndeshje dhe tani kemi situatë krejt ndryshe me kundërshtarë ndryshe. Jam i kënaqur me listën që ishte me 27 lojtarë por tani kemi 26 nga Gjasula. Jam i kënaqur që kemi të rinj dhe me eksperiencë dhe 2-3 lojtarë të tjerë që do të na ndihmojnë. E njoh skuadrën më mirë se në periudhën që kishim ndeshjen me Poloninë.

Mundësitë për fitore? Mundësia për të fituar një ndeshje është dhe përveç lojës së bukur për të marrë 6 pikë, është fusha që na e tregon. Rezultati nuk është diçka që dihet, pasi kemi 7 ndeshje të rëndësishme që duhen fituar. Tani kam në mendje vetëm ndeshjen me Moldavinë dhe pastaj do të kem tjetrën. Jam i kënaqur me punën që po bëhet dhe duhet të luftojmë për një vend në Gjermani. Jam i bindur se në debutimin tim në Shqipëri para tifozëve do të bëjmë më të mirën për të marrë 3 pikë dhe tifozët do të na ndihmojnë.

Sadiku dhe Muçi? Kemi një grumbullim ndryshe këtë herë. Përpara kemi dy ndeshje, kundërshtarë krejt ndryshe nga Polonia. Muçi vjen nga një formë mjaftë e mirë. e meriton që të jetë këtu me ne dhe të ndihmojë skuadrën. Me Sadikun kam folur më përpara. Ai kthehet këtu pas gati tre vitesh. Është një simbol për Kombëtaren. Është një lojtarë që e njeh mjaft mirë zonën, golin. Është e rëndësishme që ne të bëjmë një lojë të bukur, por në fund do të vlejnë tre pikët. Ne e dimë që na duhen këto tre pikët. Ndeshja nuk fitohet nga një çast, por nga ajo që ndërton. Mund të them që jam i kënaqur nga kjo listë. Të gjithë ata që janë këtu e meritojnë. Është e rëndësishme të fitojmë me Moldavinë. Çekia nuk ka asnjë humbje. Është situatë shumë e tendosur. Gjithsesi jam i bindur për lojtarët e mi. Ata që do të zbresin në fushë do të jenë ata që do të jenë në 100%. Është sa më e rëndësishme që të bëjmë një lojë sa më të mirë përpara tifozëve tanë.

Roshi? Patjetër që Roshi është një lojtar i rëndësishëm. Nuk do të thotë që nuk do të jetë me ne në shtator. Është një lojtar mjaft i aftë. Por në këto momente kemi dhe lojtarët të tjerë që mund ta bëjnë më mirë atë rol. Roshi është në monitorim, ashtu si shumë lojtarë të tjerë të Kombëtares.

 

Etiketa: Silvinjo

Lajme të lidhura

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant
Aktualitet

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant

15:30 - 25/12/25
Duka uron Krishtlindjet: Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës
Aktualitet

Duka uron Krishtlindjet: Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës

11:25 - 25/12/25
Mbyllet java e 18-të e Superiores, shkëputet Egnatia dhe ndalet Elbasani (renditja)
Breaking Views

Mbyllet java e 18-të e Superiores, shkëputet Egnatia dhe ndalet Elbasani (renditja)

20:35 - 24/12/25
Para
Gjermani, qytetarët i ndërpresin fjalimin, kancelari Scholz ngre tonet: Putini nxiti luftën. Mbështetja për Ukrainën do vazhdojë

Gjermani, qytetarët i ndërpresin fjalimin, kancelari Scholz ngre tonet: Putini nxiti luftën. Mbështetja për Ukrainën do vazhdojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë
Aktualitet

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë

20:11 - 25/12/25

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i...

Lexo më shumë
Veliaj u shtrua urgjent dhe bëri kolonoskopi, Avokati i Popullit: Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”

Veliaj u shtrua urgjent dhe bëri kolonoskopi, Avokati i Popullit: Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”

19:20 - 25/12/25
Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare

19:00 - 25/12/25
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO)

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO)

18:45 - 25/12/25
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug

18:33 - 25/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com