GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trajtim hormonal për transgjinorët në QSUT, reagon Këshilli Ndërfetar: Misioni ynë është mbrojtja e familjes dhe rendit moral

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Trajtim hormonal për transgjinorët në QSUT, reagon  Këshilli Ndërfetar: Misioni ynë është mbrojtja e familjes dhe rendit moral
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i cili përbëhet nga udhëheqësit e 5 komuniteteve tradicionale fetare në vend ka reaguar me një deklaratë të përbashkët mbi atë që quhet Udhëzuesi i Praktikës Klinike ‘Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë’.

Komuniteti Mysliman, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse Autoqefale, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore thonë se ‘çështje të kësaj natyre, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar’.

Këshilli Ndërfetar konsideron se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja potencialisht afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet mbi standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje, në përputhje me parimet kushtetuese të proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Reagimi i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë:

Mbi Udhëzuesin e Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje miratimin e Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, të miratuar me Urdhrin nr. 304, datë 28.04.2026, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në respekt të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, dhe të kompetencave të institucioneve publike në fushën e shëndetësisë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson se çështje të kësaj natyre, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar.

Në funksion të mbrojtjes së interesit publik, Këshilli Ndërfetar konsideron se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja potencialisht afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet mbi standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje, në përputhje me parimet kushtetuese të proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Për këtë arsye, Këshilli Ndërfetar kërkon që institucionet përgjegjëse të bëjnë publike:

– Bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar ky udhëzues;

– Arsyetimin shkencor, mjekësor dhe etik që justifikon miratimin me procedurë të përshpejtuar të këtij urdhri;

– Bazën juridike dhe kompetencat ligjore mbi të cilat mbështetet miratimi i tij;

– Arsyetimin dhe kriteret mbi të cilat është përfshirë edhe kategoria e personave të mitur në këtë rregullim.

Këshilli Ndërfetar vlerëson gjithashtu se kërkon sqarim publik edhe baza juridike mbi të cilën personeli mjekësor autorizohet të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke qenë se legjislacioni shqiptar aktual nuk parashikon një kuadër të posaçëm ligjor që rregullon në mënyrë të detajuar statusin juridik, kriteret klinike, procedurat mjekësore dhe standardet e trajtimit për këtë kategori personash.

Duke pasur parasysh natyrën komplekse dhe pasojat afatgjata mjekësore, psikologjike dhe sociale të trajtimeve hormonale, Këshilli Ndërfetar vlerëson se është i nevojshëm një debat i gjerë kombëtar dhe konsultim multidisiplinar me ekspertë të mjekësisë, bioetikës, psikologjisë, të drejtës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim garantimin e transparencës, sigurisë juridike dhe besimit publik me përgjegjësi institucionale, gjuhë etike dhe respekt për dinjitetin e çdo personi.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë rithekson se, në përputhje me mësimet dhe traditat e Komuniteteve fetare që përfaqëson, identiteti njerëzor dhe dallimi ndërmjet burrit dhe gruas konsiderohen pjesë themelore e natyrës njerëzore të dhënë nga Zoti. Në këtë kuptim, shprehim rezervat dhe shqetësimin ndaj ndërhyrjeve mjekësore apo praktikave që synojnë ndryshimin artificial të karakteristikave gjinore biologjike, duke vlerësuar se procedura të tilla prekin konceptin natyror të personit njerëzor dhe të familjes, sipas traditës fetare dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë. Misioni ynë mbetet angazhimi për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të familjes, të rendit moral dhe të interesit publik, duke bërë thirrje për përgjegjësi institucionale, transparencë dhe respekt ndaj vlerave themelore njerëzore e shoqërore.

Bordi i Presidencës KNFSH

 

Etiketa: Keshilli nderfetartransgjinore

Lajme të lidhura

Sot mbahet Kuvendi Kombëtar i PD/ Kalaja zbulon prapaskenat: Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie
Aktualitet

Sot mbahet Kuvendi Kombëtar i PD/ Kalaja zbulon prapaskenat: Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie

08:58 - 30/05/26
Shqiptarët e Kosovës nisen për festa drejt Tiranës, nis aplikimi i lehtësirave në kufi
Aktualitet

Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës

08:39 - 30/05/26
Ndryshimi i gjinisë te të rinjtë, Dom Mark Pashkja reagon ashpër: Mund ta nisësh djalë në shkollë dhe të kthehet vajzë
Aktualitet

Ndryshimi i gjinisë te të rinjtë, Dom Mark Pashkja reagon ashpër: Mund ta nisësh djalë në shkollë dhe të kthehet vajzë

07:45 - 30/05/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot mbahet Kuvendi Kombëtar i PD/ Kalaja zbulon prapaskenat: Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie
Aktualitet

Sot mbahet Kuvendi Kombëtar i PD/ Kalaja zbulon prapaskenat: Një zonjë pritet të emërohet nënkryetare partie

08:58 - 30/05/26

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka ndarë disa detaje dhe prapaskena përpara mbledhjes së Kuvendit...

Lexo më shumë
Shqiptarët e Kosovës nisen për festa drejt Tiranës, nis aplikimi i lehtësirave në kufi

Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës

08:39 - 30/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:28 - 30/05/26
Trajtim hormonal për transgjinorët në QSUT, reagon  Këshilli Ndërfetar: Misioni ynë është mbrojtja e familjes dhe rendit moral

Trajtim hormonal për transgjinorët në QSUT, reagon Këshilli Ndërfetar: Misioni ynë është mbrojtja e familjes dhe rendit moral

08:02 - 30/05/26
Ndryshimi i gjinisë te të rinjtë, Dom Mark Pashkja reagon ashpër: Mund ta nisësh djalë në shkollë dhe të kthehet vajzë

Ndryshimi i gjinisë te të rinjtë, Dom Mark Pashkja reagon ashpër: Mund ta nisësh djalë në shkollë dhe të kthehet vajzë

07:45 - 30/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com