GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Transaksione, bllokime në bankë, dy bilance, shit-blerje fiktive! Ku po shkojnë milionat e koncesionit të skanimit?!

13:17 - 29/07/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 5 min
A A
Transaksione, bllokime në bankë, dy bilance, shit-blerje fiktive! Ku po shkojnë milionat e koncesionit të skanimit?!

Olti Peçini

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga koncesionet më të diskutuar të dy qeverive, i dhënë nga “Berisha” dhe i mbështetur fuqimisht nga “Rama”, në të katërt mandatet, është ai i skanimit. Por, gjatë kësaj kohe ka lulëzuar pikërisht objekti për të cilën është dhënë edhe skanimi; kontrabanda dhe trafiku i drogës!

Gjatë 12 viteve që koncesioni është në fuqi dhe me një kontratë me qeverinë, droga ka vërshuar lumë në pikat e kalimit kufitar, qofshin ato tokësore, ujore apo ajrore. Janë sekuestruar vetëm disa pako, ndërkohë që indiciet janë se nga territori i Republikës së Shqipërisë kanë kaluar dhjetëra tonelata me çdo mjet të mundshëm, që nga ajri, toka apo edhe uji!

Ndërkohë, paralelisht ka lulëzuar edhe kontrabanda nga të gjitha anët, ku disa doganierë edhe nga radhët e aparatit qendror janë vënë nën akuzë. Por, asnjë “qime nuk i është prekur” koncesionarit, pavarësisht se mban përgjegjësi njësoj.

Por, në gjithë këtë situatë, çfarë bëjnë firmat që menaxhojnë skanimin?! VoxNews ka mësuar se firma apo edhe aksionerët bëjnë lloj – lloj manovrash që fitimet prej miliona eurosh të transferohen jashtë vendit. Ato funksionojnë me dy bilance, ndërkohë që dyshohet se janë bërë shit-blerje fiktive, apo edhe vendosen dhe hiqen kuotat e firmave kolateral.

E gjitha një skemë sesi këto para’ të ikin jashtë vendit, teksa gjatë kësaj kohe megjithëse firmat dalin me fitim, nuk ndahet dividenti. Arsyeja?! Natyrisht për të mos paguar taksa shtesë, ku këto para’ riinvestohen me arsyetime “për punë”.

VoxNews ka shfletuar dokumente zyrtare të kompanisë “S2 Albania”, e cila në vitet e fundit ka shtuar ndjeshëm fitimin. E njëjta kompani ka xhiruar dhjetëra miliona euro, ndërkohë që në “lojë” futet edhe kompania që është ortake esaj “ICMS”, e cila nga ana e saj bën sërish bilance me fitime prej miliona eurosh.

Pra, ta themi më thjeshtë; firma koncesionare “S2 Albania” del me fitim vjetor 1.5 milionë euro. Firma e cila ka gjysmën e aksioneve del sërish me fitim 1.5 milionë euro. Ka dyshime se paratë nga firma koncesionare transferohen te ortaku, në mënyrë tepër të dyshimtë! Në krye të skemës qendron biznesmeni Olti Peçini, i cili është pronar me 100 % i firmës “ICMS” dhe zotëron me 49 % aksionet te koncesioni.
Madje, ka dyshime të mëdha se që në krye të herës janë bërë manovra me këtë koncesion, ku vite më parë firma “mëmë” nga Amerika i fali për disa qindarka gjysmën e aksioneve. Pra, një firmë me xhirime prej dhjetëra miliona eurosh, ku mësohet se xhirimet deri në fund të koncesionit do të shkojnë deri në 200 milionë euro, shitet për 5 euro?!

Transaksione, bllokime në bankë, dy bilance, shit-blerje fiktive! Ku

Faksimile: Bilanci i kompanisë “ICMS” në vitin 2024

Dhe, me vetëm këtë investim, firma “ICMS” del me fitime prej miliona eurosh vit pas viti. Peçini arrin që të fusë në këtë kompani nga 3 deri në 4 milionë euro në vit nga koncesioni me punë dhe shërbime të kryera në pikat e kalimit kufitar, apo atje ku janë vendosur pajisjet, kamionët e skanimit.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, në vitin 2022 ICMS doli me një fitim prej 1.7 milionë euro. Pak e shumë e njëjta shumë edhe në vitin 2023. Ndërkohë, në datën 20 qershor 2025 janë publikuar bilancet e kësaj firme për vitin 2024.

Në këtë vit, firma ICMS që ka 49 % të koncesionit të skanimit, me pronar 100 % Olti Peçini, ka dalë me një fitim prej 149 milionë lekë, ose 1.5 milionë euro. “Shoqëria nuk do të shpërndajë dividendë” thuhet në dokumente, një veprim për të mos paguar asnjë kacidhe më pas shtetit.

Transaksione, bllokime në bankë, dy bilance, shit-blerje fiktive! Ku

Faksimile: Deri në vitin 2024, kuotat e kompanisë ICMS ishin “peng” te BKT

Firma që zotëron gjysmën e koncesionit ka qenë “peng” në një bankë të nivelit të dytë. Disa muaj më parë, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është depozituar një deklaratë noteriale nga përfaqësuesit e Bankës Kombëtare Tregtare, në të cilën deklarohet se heqin dorë nga pengu i 49 % i kuotave të shoqërisë ICMS me qëllime që pengdhënësit të kryejnë veprimet e nevojshme për zhbllokimin e kuotave.

“Lirohet nga çdo detyrim si barrëdhënës kundrejt bankës në zbatim të marrëveshjes siguruese të datës 7 dhjetor 2013. Koment ishte ‘shoqëria ICMS sh.p.k nuk do të shesë kuotat që ajo zotëron tek shoqëria koncesionare ‘S2 Albania’ sh.p.k, pa miratim nga Banka Kombëtare Tregtare” shkruhet në atë dokument.

Nga një lexim i këtij vendimi me të drejtë lindin disa pyetje; Përse mori kredi dhe vendosi kuotat peng në BKT, kur 49 % e aksioneve i bleu për më pak se 5 euro? Mori kredi vetëm 5 euro?! Dhe këto kuotat i la peng?

Por, ndërkohë lindin të tjera pyetje pas heqjes së pengut. Në dokument shkruhej se “BKT do të pyetej nëse ICMS do t’i shitej ‘S2 Albania”. Tashmë që janë hequr, a do të shitet kjo firmë? Ose më saktë, çfarë veprimesh do të kryejnë personat dhe a është një skemë e mirëfilltë pastrimi?

Veprime tepër kontradiktore, me një nga shërbimet që cënon edhe sigurinë kombëtare. Por, nëse vetë firmat nuk janë të besueshme, bilance të dyshimta, veprime në bankë, a mos jemi në fazën që i gjithë koncesioni ka qenë dështim?

Transaksione, bllokime në bankë, dy bilance, shit-blerje fiktive! Ku

Faksimile: Deklarata noteriale e krerëve të BKT-së në favor të firmës ICMS

VoxNews ka shfletuar edhe deklaratën noteriale, ku Ndue Maluta, drejtor i Grupit të Menaxhimit të Riskut në BKT dhe Luigj Gjonaj, drejtor i BKT-së, kanë dhënë në favor të ICMS.

“Aksionari i vetëm shoqërisë ‘ICMS’ z.Olti Peçini ka vendosur peng 49% të kuotave dhe të gjitha të drejtat dhe pretendimet lidhur me to, në favor të përfituesit në dhjetor 2013. BKT heq dorë nga pengu i 49% të kuotave e të shoqërisë ICMS shpk me qëllim që pengdhënësi të kryejë veprimet e nevojshme për zhbllokimin e kuotave pranë Qendrës Kombetare të Biznesit (QKB)” thuhet në këtë deklaratë.

Transaksione, bllokime në bankë, dy bilance, shit-blerje fiktive! Ku

Faksimile: Bilanci i vitit 2023 i firmës koncesionare doli me një fitim prej 1.5 milionë eurosh

Veprimet e firmave që menaxhojnë koncesionin duken si një orë zvicerane. Nga njëra anë firma ICMS del me një fitim prej 1.5 milionë eurosh, ndërkohë që edhe firma kryesore “S2 ALBANIA” del sërish me një fitim prej 1.5 milionë eurosh.

“Ortakët e shoqerisë miratojnë pasqyrat financiare të shoqërisë për vitin 2023, të cilat rezultojnë me një fitim neto prej 152,901,516 lekë” thuhet në këtë dokument. Por, sërish nuk deklarojnë se ku do të përfundojnë këto para’. A janë shpërndarë apo do të riinvestohen në kompani që kryejnë punë?!

/VoxNews/

Etiketa: koncesioni i skanimitKryesore1Olti Peçini

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Njëri dhunon gjyshen, tjetri plagos të afërmin me thikë! Arrestohen dy persona në Lushnjë

Abuzohet seksualisht nga 3 persona 13-vjeçarja në Fier, në kërkim 30-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com