GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Transaksionet e pasurive të paluajtshme arrijnë rekord, por popullsia po bie

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Transaksionet e pasurive të paluajtshme arrijnë rekord, por popullsia po bie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme po shënon rritje të shpejtë gjatë vitit të fundit.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se pas një ngadalësimi në tremujorin e parë të këtij viti, ky aktivitet u zgjerua sërish me shpejtësi në periudhën prill-qershor, kur transaksionet arritën në 230 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

INSTAT raporton aktivitetin e pasurive të paluajtshme në treguesin e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me çmime korente (të papërshtatura sezonalisht).

Siç duket edhe nga grafiku “Aktivitete të pasurive të paluajtshme, T I 2018-T II 2021” nga viti 2006 deri në fillim të 2008-s, ky segment ka pasur rritje të moderuar, me përjashtim të një kërcimi të përkohshëm në fillim të vitit 2014.

Nga fillimi i vitit 2018, tregu hyri në një cikël rritje më të shpejtë, që nuk ndaloi as me fillimin e pandemisë, kur vendi hyri në karantinë dhe ekonomia shënoi një cikël rënës të shpejtë, sidomos në tremujorin e dytë 2020, që u shoqërua me rënie të punësimit dhe konsumit.

Në kontrast, aktiviteti i pasurive të paluajtshme në këtë periudhë u rrit me mbi 6%, ndërsa e gjithë ekonomia ra me më shumë se 10%. Në vitin 2020, pesha e aktivitetit të pasurive të paluajtshme në Prodhimin e Brendshëm Bruto u rrit me gati 1 pikë përqindje, duke arritur në 6.55%, niveli më i lartë që nga viti 2009, sipas të dhënave të INSTAT.

Tendenca vijoi dhe në muajt në vijim dhe rritja e aktivitetit të pasurive të paluajtshme ishte sërish e fortë në tremujorin e dytë 2021.

Në mënyrë paradoksale, pesha që zë aktiviteti i pasurive të paluajtshme në ekonomi është në linjë të kundërt me atë që po ndodh me popullsinë e vendit, që në fakt janë dhe blerësit potencialë. Për shkak të plakjes natyrore dhe emigracionit të lartë, popullsia ka hyrë në një cikël tkurrës.

Në fund të vitit 2020, vendi kishte 2.83 milionë banorë, me tkurrje prej 3.7% në krahasim me 2008-n, ose rreth 110 mijë banorë më pak (ky është vlerësim, pasi vetëm në 2022 do të mësohet i saktë numri i popullsisë kur të bëhet Censi i INSTAT).

Për më tepër, popullsia në moshë të re, që është potenciale për blerjen e një banese, po bie me shpejtësi. Sipas INSTAT, pesha e popullsisë nën 40 vjeç (që potencialisht mund të marrë një kredi në bankë) në fund të  2020-s ishte 58.7%, nga 68% në vitin 2008.

Ndërkohë, çmimet e apartamenteve në Tiranë po shtrenjtohen vazhdimisht, ndërsa pagat nuk po rriten me të njëjtin ritëm, duke ulur fuqinë blerëse reale. Sipas Bankës së Shqipërisë, që nga viti 2013-2014, çmimet mesatare të apartamenteve janë rritur me rreth 43% deri në fund të vitit 2020.

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group. Çmimet luhaten nga rreth 700-800 euro/m2 në periferi deri në 4 mijë euro/m2 në kullat në qendër të qytetit.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se për të njëjtën periudhë (2014-2020) paga mesatare në vend është rritur me rreth 18% në vlerë nominale (nga 45.5 mijë lekë në muaj në 2014-n, në 53.7 mijë lekë në muaj për 2020-n). Por e indeksuar me inflacionin mesatar vjetor, rritja reale e pagave është rreth 5% (sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat zyrtare për inflacionin nga INSTAT).

Një individ me pagën mesatare 45.5 mijë lekë në vitin 2014 i duhej të punonte rreth 50.6 vjet për të blerë një shtëpi 90 metra katrorë, e llogaritur me çmimin mesatar të vitit përkatës. Gjashtë vite më vonë, një individ me pagën mesatare 53.7 mijë lekë do të duhet të punojë rreth 69.3 vjet, ose gati 19 vjet më shumë[1] (pa llogaritur marrjen e një kredie, krahasimi është bërë për të treguar se sa ka rënë fuqia blerëse nga shtrenjtimi i lartë i banesave në raport me ritmet e rritjes së pagës reale), sipas një publikimi të mëparshëm të Monitor.

Operatorët e tregut pohojnë se aktiviteti i pasurive të paluajtshme në pjesën më të madhe nuk po nxitet nga ekonomia reale, por nga kanalizimi i parave informale në këtë sektor, sidomos në apartamentet e shtrenjta.

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

Etiketa: REKORDtransaksione

Lajme të lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

13:02 - 15/07/26
Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Aktualitet

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26
Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila
Aktualitet

Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

08:09 - 14/07/26
Para
Në 6 vjet pagat u rritën me 5%, ndërsa apartamentet me 43%

Mbyllet strategjia 4-vjeçare e transportit, fondet për rrugët u tejkaluan me 17%, por 4 akset strategjike nuk kanë nisur

TË FUNDIT

Yamal “kërcënon” hapur Francën: Duhet të keni frikë nga ne, ju kemi eliminuar edhe më herët
Sport

Ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale, grabitësit tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij

15:29 - 15/07/26

Ndërsa Lamine Yamal festonte 19 vjetorin e tij të lindjes me kualifikimin për në finalen e Botërorit 2026, në Esplugues...

Lexo më shumë
Tentuan t’i grabisnin kursimet një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

Tentuan t’i grabisnin kursimet një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

15:06 - 15/07/26
Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë

Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë

14:47 - 15/07/26
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

14:27 - 15/07/26
Vrasja e Martin Canit, Apeli refuzon kërkesën për liri të 14-vjeçarit

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

14:04 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com