GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

QSUT nis terapitë hormonale për transgjinorët, qytetarët duhet të paguajnë kur një burrë dëshiron të bëhet grua!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
QSUT nis terapitë hormonale për transgjinorët, qytetarët duhet të paguajnë kur një burrë dëshiron të bëhet grua!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vendim i paprecedentë dhe që pritet të ngjallë mjaft diskutime është ndërmarrë së fundmi në sistemin publik shëndetësor në Shqipëri. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të ofrojë për herë të parë shërbimin e terapisë hormonale për personat transgjinorë, një proces ky që deri më tani kryhej jashtë vendit ose në rrugë të pakontrolluara.

Përmes një urdhri zyrtar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, të firmosur nga zëvendësministrja Eugena Tomnini, është zyrtarizuar protokolli klinik që përcakton të gjitha kriteret mjekësore, procedurat dhe monitorimin e këtij tranzicioni, i cili do të mbulohet tërësisht nga fondet publike të sigurimeve shëndetësore.

Deri më sot, për shkak të mungesës së një kuadri ligjor dhe mjekësor në spitalet tona publike, shumë individë detyroheshin t’i drejtoheshin klinikave private jashtë kufijve, kryesisht në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, ku kostot e operacioneve dhe trajtimeve arrijnë shifra të larta.

Shumë të tjerë i siguronin medikamentet nën dorë në farmacitë vendase, duke rrezikuar seriozisht shëndetin për shkak të mungesës së monitorimit nga mjekët specialistë. Ky vendim i ri synon pikërisht futjen e këtij procesi nën kontrollin e rreptë mjekësor.

Sipas rregullores së re, trajtimi do të administrohet në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT dhe do të përfshijë terapinë me testosteron për burrat transgjinorë, si dhe trajtimin me estrogjen e anti-androgjenë për gratë transgjinore.

Një nga pikat që pritet të tërheqë më shumë vëmendje është ajo e moshës se kur mund të nisë ky trajtim. Protokolli parashikon që si rregull terapia mund të fillojë nga mosha 16 vjeç me miratimin e familjes, por në raste të veçanta dhe pas një vlerësimi mjaft kompleks mbi pjekurinë njohëse të adoleshentit, ai mund të konsiderohet edhe që nga mosha 14 vjeç.

Përpara se të nisë marrja e hormoneve, pacientët do t’i nënshtrohen një vlerësimi të gjatë mjekësor dhe psikosocial, analizave laboratorike dhe do të duhet të nënshkruajnë një fletë pëlqimi ku pranojnë se janë njohur me efektet anësore afatgjata, përfshirë ndikimin e pakthyeshëm në fertilitet.

Pasi të nisë terapia, mjekët do të bëjnë monitorime të rrepta periodike, sidomos gjatë vitit të parë, për të shmangur rreziqet si problemet kardiovaskulare, hipertensioni apo komplikacionet e tjera metabolike. Ky hap shënon përmbushjen e një kërkese të hershme të organizatave të komunitetit LGBTQI+ në Shqipëri për të garantuar aksesin e tyre në shëndetësinë publike.

Etiketa: hormoneqytetaretransgjinore

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 29 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com