GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Bashkia dhe qeveria heshtin”/ Teliti: Tirana është në prag paralize, nga ulja me 40% e transportit urban

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bashkia dhe qeveria heshtin”/ Teliti: Tirana është në prag paralize, nga ulja me 40% e transportit urban
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti deklaroi se Tirana është në prag paralize, nga ulja e flotës së autobusëve me 40%. Duke folur në deklaratë për mediat, Teliti akuzoi qeverinë dhe bashkinë për heshtje totale ne lidhje me këtë situatë.

Në deklaratë Teliti, thekson se PD dhe Opozita kërkojnë reagim të menjëhershëm. Së pari qeveria të pranojë propozimin zyrtar të PD-së për ulje urgjente të barrës fiskale mbi karburantin për të lehtësuar kostot e sektorit dhe ekonomisë në përgjithësi.

Dhe së dyti të ketë një mbledhje të menjëhershme dhe të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, me qëllim që të bëjmë transparencë të plotë mbi situatën dhe të miratohen urgjentisht masa dhe paketa konkrete mbështetëse ndaj këtij sektori nga buxheti vendor i Tiranës.

Deklarata :

Të dashur qytetarë të Tiranës! Kryeqyteti po përballet me një krizë serioze, transporti urban është në prag paralyze të plotë. Duke filluar nga sot, shoqatat e transportit urban kanë reduktuar me 40% flotën e autobusëve në qarkullim, për shkak të kostove të larta dhe të papërballueshme të shërbimit.

Ky është fillimi i krizës reale dhe me pasoja të rënda. Së pari, Tirana rrezikon bllokim, që do të thotë përkeqësim i mëtejshëm i lëvizshmërisë së përditshme të qytetarëve. Ulja me 40% e flotës së autobusëve do të thotë edhe më shumë makina në terren, më shumë trafik, më shumë ndotje të ajrit që thithim.

Së dyti, reduktimi me 40% i flotës së autobusëve godet fuqimisht dhe drejtpërdrejt jetën ekonomike dhe sociale të kryeqytetit. Qytetarët do ta kenë më të vështirë të arrijnë në vendin e punës çka do të thotë se shërbime rrezikojnë vonesa e deri edhe paralizimin e plotë.

Kjo nuk është më një çështje sektoriale. Është një krizë e funksionimit të Tiranës. Përballë kësaj situate, mosreagimi i institucioneve është i papranueshëm. Qeveria dhe Bashkia kanë zgjedhur të heshtin. Qeveria dhe Bashkia kanë shpërfillur paralajmërimet. Ky është rezultati i një qeverisjeje pa plan, pa përgjegjësi dhe pa vizion.

Partia Demokratike dhe Opozita kërkojnë reagim të menjëhershëm: 1. Qeveria të pranojë propozimin zyrtar të PD-së për ulje urgjente të barrës fiskale mbi karburantin për të lehtësuar kostot e sektorit dhe ekonomisë në përgjithësi. 2. Mbledhje të menjëhershme dhe të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, me qëllim që të bëjmë transparencë të plotë mbi situatën dhe të miratohen urgjentisht masa dhe paketa konkrete mbështetëse ndaj këtij sektori nga buxheti vendor i Tiranës.

Transporti publik nuk është luks, por një e drejtë për qytetarët. Nëse edhe për një shërbim jetik si transporti publik, institucionet zgjedhin të mos reagojnë, atëherë bëhet e qartë se problemi nuk është thjesht një sektor në krizë, por vetë mënyra se si qeveriset Shqipëria dhe Tirana.

Pikërisht sepse këto probleme nuk po marrin zgjidhje, është një arsye më shumë për të ftuar të gjithë qytetarët ditën e premte, më 17 prill, të bashkohen në protestë. Është momenti për të reaguar. Është momenti për të kërkuar llogari. Është momenti për t’i treguar pushtetit se Tirana nuk mund të qeveriset me heshtje, indiferencë, braktisje dhe abuzime.

Etiketa: paralizetransport

Lajme të lidhura

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata
Aktualitet

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
Para
Kompania “Arlis” reagon pas urdhërit të Ramës: Edhe pse nuk kemi faj, do e rindërtojmë pallatin

Kompania “Arlis” reagon pas urdhërit të Ramës: Edhe pse nuk kemi faj, do e rindërtojmë pallatin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com