GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Transportonin emigrantë të paligjshëm, 5 të arrestuar, mes tyre 2 gra

16:59 - 29/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Transportonin emigrantë të paligjshëm, 5 të arrestuar, mes tyre 2 gra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia bën me dije se në vazhdim të operacionit “Perimetri” janë arrestuar 5 persona.

Ata janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Bëhet me dije se u arrestuan në flagrancë  shtetasit Muharrem Gonxhi, Sadete Çela, Xhoni Rustemi, Eduart Lala dhe Ermira Gozhdari, të cilët u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

“Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 5 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë goditur dy raste të tjera, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. G., 40 vjeç, S. Ç., 28 vjeçe, banues në Tiranë dhe Xh. R., 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.

Shërbimet e Policisë, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin M. G., duke transportuar me mjetin tip “Benz”, në të cilin ishte pasagjere 28-vjeçarja, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se i implikuar në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi Xh. R.

Gjithashtu po nga këto struktura, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37 vjeç dhe shtetases E. G., 30 vjeçe, banues në Tiranë, të cilët janë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues 30-vjeçarin, duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim”- thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketa: arretsimeKorcekronike

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Policia bën kërdinë në Tiranë, arrestohet 12 persona për vepra të ndryshme penale

Policia bën kërdinë në Tiranë, arrestohet 12 persona për vepra të ndryshme penale

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com