GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trazira në Harvard për studentët që fajësojnë Izraelin për sulmet

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Trazira në Harvard për studentët që fajësojnë Izraelin për sulmet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miliarderi izraelit Aidan Ofer dhe gruaja e tij, Batia kanë dhënë dorëheqjen nga bordi ekzekutiv i fakultetit të Harvardit në shenjë proteste ndaj mënyrës sesi drejtuesit e universiteteve janë përgjigjur ndaj sulmeve terroriste të Hamasit  kundër Izraelit.

“Fatkeqësisht, besimi ynë në udhëheqjen e Universitetit është shkatërruar dhe ne nuk mund të vazhdojmë të mbështesim Harvardin dhe komitetet e tij me mirëbesim”, tha çifti në një deklaratë për CNN.

Aidan Ofer renditet i 80-ti në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg dhe ka një pasuri prej 20 miliardë dollarësh.

Vendimi i Ofers për t’u larguar nga bordi ekzekutiv i Shkollës së Qeverisjes Kennedy të Harvardit vjen pas një zhurme për publikimin e një deklarate anti-izraelite nga një koalicion prej rreth 30 grupesh studentore.

Letra e hapur fajësonte vetëm Izraelin për sulmet e përgjakshme të Hamasit dhe shkaktoi reagime të forta. 

Sipas Guardian, disa biznesmenë amerikanë kanë kërkuar që Universiteti të publikojë emrat e studentëve që i përkasin klubeve që kanë nënshkruar letrën, në mënyrë që punëdhënësit e tyre të ardhshëm të dinë qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Një nga ata sipërmarrës është Bill Ackman, CEO i Pershing Square, i cili shkroi në një postim në X se ata që mbështesin veprimet e terroristëve duhet ta bëjnë këtë hapur dhe jo të fshihen pas një organizate të madhe.

Letra, e publikuar të dielën e kaluar, thoshte se Izraeli mban përgjegjësinë e plotë për shpërthimin e dhunës, duke shtuar se miliona palestinezë janë të detyruar të jetojnë në një burg të hapur pa asnjë mjet shpëtimi.

Jonathan Nieman, CEO i zinxhirit të restoranteve Sweetgreen, kërkoi gjithashtu që të zbuloheshin emrat e studentëve pas letrës. “Do të doja t’i njihja që të mos i punësoja kurrë këta njerëz ”, i shkruan biznesmeni X.

Megjithatë, vlen të theksohet se kjo letër e veçantë nuk ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së Oferit, siç tha një person me njohuri për këtë çështje për CNN. Sipas këtij burimi, çifti ka qenë kryesisht i pakënaqur nga qëndrimi i anëtarëve të administratës së institucionit arsimor dhe jo nga ai i studentëve.

Etiketa: HarvardIzraelkonfliktitrazira

Lajme të lidhura

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Para
Shqipëria mes Arabisë dhe SHBA, ministri saudit telefonon Hasanin

Shqipëria mes Arabisë dhe SHBA, ministri saudit telefonon Hasanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com