GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trazirat në Brazil, mbi 200 të arrestuar

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trazirat në Brazil, mbi 200 të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët brazilianë thonë se kanë arrestuar të paktën 200 mbështetës të ish-presidentit Jair Bolsonaro, të cilët dje sulmuan Gjykatën e Lartë, parlamentin dhe pallatin presidencial në kryeqytetin, Brasilia. Pamjet filmike në pronat e qeverisë tregojnë protestuesit duke thyer xhamat, duke u ngjitur në çati dhe duke kryer aktivitete të tjera shkatërruese. Media ndërkombëtare raportojnë se ambientet e brendshme të ndërtesave janë rrënuar.

Autoritetet

Autoritetet braziliane thanë se synojnë të mbajnë përgjegjës protestuesit dhe do të inspektojnë objektet shtetërore për gjurmët e gishtërinjve. Presidenti i ri Lula da Silbva I dënoi ashpër protestat.

“Fashistët fanatikë bënë diçka që nuk ishte bërë kurrë në historinë e këtij vendi. Është e rëndësishme të mbani mend se të majtës në Brazil i janë torturuar njerëzit, i janë vrarë njerëzit, i janë zhdukur, por kurrë nuk keni parë dikë nga e majta të pushtojë parlamentin, Gjykatën e Lartë, Pallatin presidencial”, tha gjatë një konference me gazetarë presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.

Presidenti i Brazilit

Presidenti brazilian tha se qeveria do të kërkojë gjithashtu të zbulojë se kush ka paguar për qindra autobusët që transportuan protestuesit në kryeqytet, Brasilia.

“Ne do të zbulojmë se cilët janë financuesit e këtyre vandalëve që erdhën në Brasilia. Ne do të gjejmë financuesit dhe të gjithë do ta paguajnë me forcën e ligjit këtë gjest të papërgjegjshëm, jodemokratik, këtë gjest vandalësh dhe fashistësh”, tha më tej presidenti i Brazilit.

Mbështetësit e ish presidentit Bolsonaros duan që ai të rikthehet në detyrë dhe kanë bërë thirrje që ushtria të bëjë grusht shteti pasi humbi zgjedhjet e fundit presidenciale.

Roli i Bolseranos

Zoti Balsonaro u largua nga Brazili dhe nuk pranoi të merrte pjesë në ceremoninë e ndërimit të pushtetit dhe inaugurimit të Presidentit Lula de Silva. Ai aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara, në Orlando të Floridës.

Sulmi në ndërtesat e qeverisë braziliane është i ngjashëm me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së, në Uashington. Megjithatë, ndryshe nga Uashingtoni, ku ligjvënësit ishin brenda ndërtesës më 6 janar, objektet shtetërore në Brasilia, ishin kryesisht bosh.

Reagimi i SHBA

Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Biden, dënoi përmes një postimi në Twitter, “përpjekjet për të minuar demokracinë në Brazil”, siç u shpreh ai.

Kjo ngjarje është dënuar edhe nga udhëheqës të tjerë, si presidenti i Meksikës dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili tha se sulmi i së dieles “është sulm ndaj demokracisë që nuk duhet toleruar”. Ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” dhe “Amnesty International” kanë kërkuar hetimin e sulmit që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe një gjë e tillë të mos përsëritet më./ VOA

Etiketa: ArrestimetBrazillTrazirat

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
“Debate me partnerin”, njihuni me horoskopin e ditës së sotme

Tre shenjat e horoskopit që do kenë javë të vështirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com