GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Trazirat në Mal të Zi, flasin Borrel dhe Varhelyi: Opsioni i vetëm, anëtarësimi në BE

22:41 - 14/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Trazirat në Mal të Zi, flasin Borrel dhe Varhelyi: Opsioni i vetëm, anëtarësimi në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët e lartë evropianë përgëzuan të enjten Malin e Zi për mbështetjen dhe rreshtimin përkrah politikave të bllokut në sanksionimin e Rusisë dhe dënimin e pushtimit të Ukrainës dhe i kërkuan kombit të vogël ballkanik që të vazhdojë me reformat e nevojshme për të avancuar drejt anëtarësimit në BE-së.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerimin Olivér Várhelyi morën pjesë në një këshill të përbashkët të Stabilizim-Asociimit mes Malit të Zi dhe BE-së që u mbajt për herë të parë në një vend kandidat ballkanik, një shprehje e dukshme e angazhimit të BE-së për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Mali i Zi shihet gjerësisht si vendi i parë në radhë për anëtarësimin në BE, por përparimi i vendit është ngadalësuar për shkak të tensioneve të brendshme politike midis kampit pro-perëndimor dhe atyre që favorizojnë lidhje më të ngushta me Serbinë fqinje dhe Rusinë.

Me Rusinë që po mundohet të ruajë ndikimin e saj historik në Ballkan, BE-ja ka kërkuar të mbajë gjallë përpjekjen e vendeve për t’u bashkuar me bllokun, pavarësisht përparimit të ngadaltë. Përveç Malit të Zi, kandidatët për në BE në rajon janë Serbia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Kryeministri Dritan Abazoviq, qeveria e pakicës së të cilit gëzon një shumicë minimale në parlament, këmbënguli se anëtarësimi në BE mbetet opsioni i vetëm për Malin e Zi. Ai premtoi se do të kërkojë mbështetje më të gjerë për reforma të mëtejshme.

“Duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë”, tha Abazoviq.

Borrell tha se ai falënderoi Malin e Zi për “rreshtimin në përputhje të plotë me vendimet e politikës së jashtme të BE-së”. Mali i Zi i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe sfidoi Moskën, një aleat tradicional sllav, në vitin 2017-të për t’u bashkuar me NATO-n.

“Mali i Zi duhet të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së,” shtoi Borrell. “Nuk ka asgjë më të rëndësishme. Dritarja e mundësive është tani.”

Borrell i kërkoi gjithashtu Malit të Zi të shfuqizojë programin e tij të dhënies së shtetësisë për investitorët e huaj të pasur. Analistët kanë thënë se BE-ja me sa duket ka frikë se disa individë rusë ose bjellorusë mund të përfitojnë ndërsa përballen me sanksionet perëndimore.

Mali i Zi duhet të zbatojë reformën gjyqësore dhe të sundimit të ligjit, të përmirësojë lirinë e medias dhe të nxisë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, thanë zyrtarët evropianë. Várhelyi vizitoi edhe Shqipërinë më vonë të enjte. REL

 

Lajme të lidhura

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç
Aktualitet

Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

09:22 - 17/03/26
Para
Abazoviç i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Malit të Zi

Abazoviç i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Malit të Zi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com