GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trazirat në Rio de Janeiro/ Protesta pas operacionit policor me gati 120 të vrarë

16:30 - 30/10/25
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Trazirat në Rio de Janeiro/ Protesta pas operacionit policor me gati 120 të vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rio de Janeiro është pushtuar nga kaosi, pasi një operacion policor kundër bandave la të paktën 119 të vrarë. Në qytetin më të njohur Brazilian kanë filluar protestat me thirrje që guvernatori I Rios, të japë dorëheqjen për shkak të përdorimit të tepruar të forcës policore.

Dhjetëra banorë të favelave u mblodhën para selisë së qeverisë dhe duke valëvitur flamuj brazilianë të lyer me bojë të kuqe pas bastisjes më vdekjeprurëse të Rios.

Pikëpyetjet ishin të mëdha në lidhje me numrin e viktimave dhe raportimet për shpërfytyrime dhe plagë të shkaktuara me thikë shkaktuan zemërim të madh.

Gjykata Supreme e Brazilit, prokurorët dhe ligjvënësit i kërkuan Guvernatorit të shtetit të Rios, Claudio Castro, të jepte informacion të detajuar në lidhje me operacionin.

Numri i 115 të dyshuarve dhe katër policëve të vrarë ishte shumë më I madh në krahasim me atë që autoritetet raportuan fillimisht kur thanë se ishin 60 të vdekur.

Numri i të dyshuarve të arrestuar ishte 113 – nga 81 të përmendur më parë, ndërsa u raportua se u sekuestruan rreth 90 pushkë dhe më shumë se një ton drogë.

Një mesazh të fortë e dha edhe presidenti i vendit, Ingacio Lula da Silva. Ai bëri thirrje për veprime të koordinuara për të mbrojtur sigurinë e policisë dhe qytetarëve. Lula theksoi se operacionet policore duhet të godasin bandat dhe jo të rrezikojnë fëmijët dhe familjet e pafajshme.

Edhe Kombet e Bashkuara reaguan me anë të zëdhënëses për të drejtat e njeriut në Brazil, duke thenë se lista e gjatë e operacioneve që rezultojnë në shumë vdekje ngre pyetje në lidhje me mënyrën se si kryhen bastisje të tilla. OKB bëri thirrje për hetime efektive dhe u kujtoi autoriteteve detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Lajme të lidhura

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli
Breaking Views

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli

23:19 - 20/01/26
Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions
Breaking Views

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

23:03 - 20/01/26
ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën
Breaking Views

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
Para
VIDEO/ 14 782 raste të raportuara, Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike

VIDEO/ 14 782 raste të raportuara, Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli
Breaking Views

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli

23:19 - 20/01/26

Këtë të martë u zhvilluan nëntë ndeshjet e para të vlefshme për raundin e shtatë në fazën e ligës së...

Lexo më shumë
Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

23:03 - 20/01/26
ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

22:01 - 20/01/26
E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:50 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com