GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Tre angazhimet e mia për Tiranën

20:15 - 14/09/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Tre angazhimet e mia për Tiranën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Endrit Shabani

Nesër do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, pas mbledhjes konstituitive dhe pauzës së pushimeve të verës.

Në këtë Këshill unë do të përfaqësoj 7000 votuesit e Nismës Thurje në Tiranë.

Dua të them se përtej kortezive dhe premtimeve boshe (që janë të zakonshme në raste të tilla) për mua është sinqerisht përgjegjësi t’i shërbej këtij qyteti me të cilin jam i lidhur emocionalisht, jo vetëm prej kujtimeve të fëmijërisë, apo historive familjare që shkojnë ndër breza, por sepse (pavarësisht të gjithave) kam zgjedhur të jetojë këtu.

Jam ulur për herë të parë në sallën e këtij Këshilli Bashkiak 𝘳𝘳𝘦𝘵𝘩 20 𝘷𝘪𝘵𝘦 𝘮𝘦̈ 𝘱𝘢𝘳𝘦̈, kur isha adoleshent dhe drejtoja mbledhjet e Parlamentit Rinor.

Në atë kohë, me energjitë dhe naivitetin e moshës, imagjinonim një Tiranë krejt tjetër. Që prej asaj kohe padyshim që shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë, por në shumë drejtime të tjera ka ndodhur e kundërta.

Dhe unë ndjej përgjegjësi, jo vetëm si vazhdimësi e përpjekjeve të mia si aktivist, si i ri, si pedagog apo si banor autoktonas i këtij qyteti, por si përfaqësues i atyre 7000 qytetarëve që besuan tek ne në këto zgjedhje.

Unë jam i vetëdijshëm që një këshilltar nuk ndryshon dot vendimmarrjen e Këshillit, por unë jam një këshilltar i lirë, i pavarur nga influencat apo urdhrat nga lart poshtë.

Prandaj unë marr tre angazhime:

E para, do të jem zëri i qytetarëve, duke sjellë në këshill problematikat e banorëve dhe duke kërkuar zgjidhje për secilin prej tyre.

Në këtë pikë, 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑧ℎ𝑣𝑖𝑙𝑙𝑜𝑗 𝑐̧𝑑𝑜 𝑗𝑎𝑣𝑒̈ 𝑡𝑎𝑘𝑖𝑚𝑒 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘𝑒, 𝑛𝑒̈ 𝑐̧𝑑𝑜 𝑙𝑎𝑔𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑇𝑖𝑟𝑎𝑛𝑒̈𝑠, për të dëgjuar ankesa, për të marrë sugjerime dhe për të ushtruar presion mbi administratën e bashkisë që tu shërbejnë qytetarëve të Tiranës.

E dyta, do të jem syri i qytetarëve në Këshill, duke rritur transparencën mbi çështjet që diskutohen, vendimet që merren dhe problematikat që duhen denoncuar.

Për këtë qëllim, kam vendosur që 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑎𝑟𝑎 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑎𝑠 𝑐̧𝑑𝑜 𝑚𝑏𝑙𝑒𝑑ℎ𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑡 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎𝑘 𝑡𝑒̈ 𝑧ℎ𝑣𝑖𝑙𝑙𝑜𝑗 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑏𝑖𝑠𝑒𝑑𝑖𝑚 𝑙𝑖𝑣𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑟𝑟𝑗𝑒𝑡𝑒𝑡 𝑠𝑜𝑐𝑖𝑎𝑙𝑒, ku të informoj publikun mbi çështjet që diskutohen, vendimet që merren, si dhe debatet që zhvillojmë në komisionet e këshillit.

E treta, do të nxisim veprimin në këtë qytet, duke u fokusuar tek zgjidhjet. Ndodh shpesh që ne ankohemi dhe denoncojmë, por kjo nuk mjafton. Na duhet veprim.

Për këtë qëllim, kam vendosur që çdo muaj të ndërmarrim nga një nisëm për të propozuar projekt-akte që diskutohen në Këshill. Në disa raste, angazhimi mund të kërkojë vetëm mobilizim qytetar për të zgjidhur një çështje të caktuar, në raste të tjera kërkohet angazhimi i Bashkisë, dhe për këtë na duhet të ushtrojmë kompetencat e këshillit.

Duke nisur që nga kjo javë, 𝑝𝑜 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑎𝑡𝑖𝑠𝑖𝑚 𝑝𝑟𝑜𝑗𝑒𝑘𝑡 𝑎𝑘𝑡𝑖𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑡𝑟𝑎𝑛𝑠𝑝𝑜𝑟𝑡 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘 𝑡𝑒̈ 𝑢𝑛𝑖𝑓𝑖𝑘𝑢𝑎𝑟 𝑘𝑢 𝑠𝑡𝑢𝑑𝑒𝑛𝑡𝑒̈𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒𝑛𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖𝑠𝑡𝑒̈𝑡 𝑢𝑑ℎ𝑒̈𝑡𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑓𝑎𝑙𝑎𝑠. Më pas do të vazhdojmë me çështjet e tjera që kemi shpalosur gjatë fushatës.

Unë jam i bindur që Tirana e ka të gjithë potencialin për tu kthyer në një qytet që zhvillohet për të gjithë, ku secili ka mundësi për të ecur përpara me punë të ndershme.

Ne nuk duam t’i lëmë familjet tona dhe të endemi rrugëve të botës, për të gjetur atë që mund ta ndërtojmë këtu, në shtëpinë tonë. Nuk duam as t’i rrisim fëmijët me besimin se ky vend nuk bëhet, dhe se ata duhet ta gjejnë shpresën poshtë maunes apo majë gomoneve.

Prandaj kemi zgjedhur përballjen dhe aktivizmin.

Vërtet sot jemi 7000 në Tiranë dhe 11000 mijë në të gjithë Shqipërinë, por shumë shpejt do të jemi 100 mijë duke u kthyer në një masë kritike për ndryshimin.

Kjo është një rrugë e gjatë që hidhet hap pas hapi, dhe sot është një hap tjetër në drejtimin e duhur. Me njëri tjetrin në krah, padyshim që bëhet edhe më e lëhtë.

Etiketa: BashkiaKeshilli BashkiakShabani

Lajme të lidhura

Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25
Para
Sylvester Stalone mbledh një ‘lumë’ njerëzish në Romë

Sylvester Stalone mbledh një ‘lumë’ njerëzish në Romë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione
Breaking Views

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

20:48 - 26/12/25

SPAK intensifikon hetimet për dosjen Balluku, zëvendëskryeministren e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, në...

Lexo më shumë
Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

20:17 - 26/12/25
SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

20:02 - 26/12/25
Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com