GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tre italianë kapen me pajisje përgjimi në Durrës/ Gazetarja: Deklaruan se janë të Guardia Di Finanza-s

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre italianë kapen me pajisje përgjimi në Durrës/ Gazetarja: Deklaruan se janë të Guardia Di Finanza-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga kapja e disa pajisjeve përgjuese të paligjshme që kanë hyrë në territorin shqiptar nga tre shtetas italianë, dy prej të cilëve zyrtarë të Guardia di Finanza. E ftuar në MCN TV, Lala tha se shtetasit italianë janë lënë të largohen, por pajisja është mbajtur në Shqipëri dhe Prokuroria po heton. Gazetarja shtoi se ngjarja është fshehur dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet, ndërkohë ende nuk dihet se çfarë është përgjuar.

“Ngjarje që nuk ka marrë vëmendjen në media, nuk e kuptoj pse. Bëhet fjalë për një skandal të madh që po konsumohet në territorin e Shqipërisë. Pajisjet janë pajisje të sofistikuara përgjimi, janë në ambjentet e Prokurorisë së Durrësit. Kam rënë në dijeni të shtunën, më është konfirmuar se disa persona kishin udhëtuar me traget të linjës Bari-Durrës, kishin mbërritur të premten në Portin e Durrësit. Në automjetin e tyre, sipas burimeve të besuara, janë tre shtetas italianë, kanë hyrë në Shqipëri, kanë qëndruar 12-13 orë, mendohet se kanë kryer përgjime të paligjshme, të paautorizuar, nuk ka patur skuadër të përbashkët, pasi kanë përfunduar punën këta shtetas janë ndaluar kur do të merrnin tragetin Durrës-Ankona. 

Janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza. Dy prej tyre kanë rezultuar se ishin vërtetë të tillë. Nuk dihet a kanë autorizim nga eprorët e tyre. I treti, është person i kontaktuar dhe është marrë nga zyrtarët e Guardias për të përdorur pajijset. Janë marrë në pyetje, të tre janë lejuar të largohen drejt Italisë. Pajisjet janë të bllokuara dhe pritet ti nënshtrohen ekspertimit. Prokuroria ka caktuar një prokuror. Policia e ka referuar, nuk ka reagim zyrtar, në mënyrë të fshehtë e ka dërguar në prokurori për dy vepra, përgjimi i paligjshëm dhe futja e mallrave kontrabandë. Ne kemi patur historik në lidhje me pajisje përgjuese të dyshimta, nëse ju kujtohet ka qenë pajisja IMSI Catcher, që u dyshua e u përdor edhe në burgje. U arrestua një izraelit. Ka patur edhe dy raste të tjera që janë bllokuar në hyrje ose dalje.

Rasti konkret është shqetësues pasi dy persona janë të Guardia di Finanza, ata lëvizin për anëtarë të krimit të organizuar ose politikanë që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar. Se kush është përgjuar, cili është itenerari, dhe çfarë ka ndodhur me rezultatet e përgjimit, këtë përgjigje duhet ta japë prokuroria. Autoritetet po heshtin, skandali bëhet edhe më i madh.  Pse këta persona janë lejuar të largohen? Mund të mbaheshin të pakten më bllokim pasaporte derisa të bëhej ekspertimi i pajisjeve”, tha ndër të tjera Lala.

Etiketa: Kryesore1pergjimi

Lajme të lidhura

Në krah të protestuesve, deputetja Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Ramës
Aktualitet

Në krah të protestuesve, deputetja Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Ramës

21:36 - 18/07/26
Avokati në protestë: Po bëhet gjenocid me shqiptarët!
Aktualitet

Avokati në protestë: Po bëhet gjenocid me shqiptarët!

20:49 - 18/07/26
Protestat në Tiranë, pankartat ironizuese ndaj qeverisë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, pankartat ironizuese ndaj qeverisë

20:29 - 18/07/26
Para
Dinamo dominon Flamurtarin me tre gola në Vlorë, ngjitet në vendin e tretë

Dinamo dominon Flamurtarin me tre gola në Vlorë, ngjitet në vendin e tretë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Anglia luajnë me rezervat për vendin e tretë të Botërorit
Sport

Franca dhe Anglia luajnë me rezervat për vendin e tretë të Botërorit

21:48 - 18/07/26

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Francës dhe Anglisë, e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës...

Lexo më shumë
Në krah të protestuesve, deputetja Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Ramës

Në krah të protestuesve, deputetja Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Ramës

21:36 - 18/07/26
Scaloni para finales së Botërorit: Edhe nëse nuk fitojmë, rrugëtimi ynë ka qenë i jashtëzakonshëm

Scaloni para finales së Botërorit: Edhe nëse nuk fitojmë, rrugëtimi ynë ka qenë i jashtëzakonshëm

21:11 - 18/07/26
Avokati në protestë: Po bëhet gjenocid me shqiptarët!

Avokati në protestë: Po bëhet gjenocid me shqiptarët!

20:49 - 18/07/26
Protestat në Tiranë, pankartat ironizuese ndaj qeverisë

Protestat në Tiranë, pankartat ironizuese ndaj qeverisë

20:29 - 18/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com