GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Tre katet e pushtetit në Shqipëri

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova, adoleshentja që nuk po rritet, ndërsa krushqit pinë e këndojnë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Kush e njeh gjeopolitikën e shqiptarëve nuk besoj mos vejë re një gjë themelore.

Ne gjithmonë qëndrojmë nën strehën e një fuqie të madhe.

Edhe Skënderbeu kur luftonte me osmanët, e kishte një çati te Papa a ndonjë mbret në Itali, si i Napolit.

Pastaj më pas te Turqia.

Madje edhe Enveri, prishej me dikë pasi ishte lidhur me një fuqi tjetër.

Si duket është e vetmja mundësi t’i përballojmë fqinjët që na hanë copa-copa.

Ka rreth një muaj që qeveritarët dhe politika shqiptare është pa një çengel ku të vari pallton.

Jemi si në ajër.

Pasi u mësuam që shefat flisnin në emër të fuqisë së madhe, tani as ata vetë nuk e dinë se çfarë do të ndodhë.

Presin fermanin nga sherifi i ri i qytetit.

Hera e parë ndoshta në qindra vjet që jemi të pasigurt se kush na mbron.

Prandaj janë politikanët si në ajër, nervozë, dhe nuk dinë çfarë të bëjnë, të lajnë hesapet me njeri tjetrin, të kërkojnë të afrohen me sherifin e ri duke ja futur rivalëve politikë, apo të bëhen së toku për të përballuar ndonjë ferman si ai që i erdhi Aliut.

Ik,

dorëzoju,

bëj ç’të duash,

apo hiç.

Heshtja që andej u rëndon shumë!

Nuk kanë faj.

Enveri u rrezikua shumë kur iku Stalini dhe erdhi Hrushovi.

Iku Mao dhe Erdhi Teni!

Ky është mekanizmi i ushtrimit të pushtetit në Shqipëri.

Një njeri ose forcë politike sundon nën sundimin e tij ose të asaj nga një fuqi e madhe.

Po iku mburoja sipër, sundimtari shqiptar nuk di ta ushtrojë pushtetin.

Humb toruan.

Puna është se e paguajmë ne.

Kjo është struktura treshe e pushtetit në Shqipëri!

Fuqia e madhe

Sundimtari në Shqipëri (aliu, karamamuti, bushatlliu, tosi, etj)

Ne qytetarët

Ne pastaj sundojmë fëmijët

Le ta quajmë tre katet e pushtetit në Shqipëri.

Kjo është antropologjia e pushtetit në Shqipëri.

Struktura trekatëshe klanike:

Gjyshi i madh (fuqia e huaj)

Baba – sundimtari vendas

Ne qytetarët (pionerët e Enverit)

*Marrë nga “Fb” i autorit

Etiketa: Artan Fugapushteti

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
SPAK, si zjarrfikës i revoltës

Populizëm shumë, fakte aSPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com