GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Tre mënyra për të kursyer para kur bëni pazar

16:57 - 01/08/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre mënyra për të kursyer para kur bëni pazar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blerja e ushqimeve në një treg fermerësh është mënyra më e mirë për të ngrënë ushqimet që rriten në vendin tuaj.

Kur blini produkte nga një fermer, ju blini ushqime që janë të stinës. Gjithashtu ju mbështesni dhe ndihmoni pronarët e bizneseve të vogla.

Megjithatë, çmimet në varësi të vendit ku jeni mësuar të bëni pazar dhe çfarë blini zakonisht, mund të duken më të larta se ato në një dyqan ushqimesh.

Në fakt, çmimi i ushqimit në tregjet e fermerëve është një tregues i kostos së vërtetë të prodhimit.  Por kjo nuk do të thotë se nuk ka mënyra për të kursyer.

AgroWeb.org ju këshillon më poshtë disa mënyra se si të blini duke kursyer para.

Zbuloni të gjitha tregjet e afërta

Ju mund të keni një treg aty pranë që vizitoni çdo javë, por nëse jetoni në një zonë ku ka edhe tregje të tjera, shkoni të bëni një vizitë. Edhe nëse është thjesht një vizitë për të krahasuar çmimet.

Pavarësisht nga fakti që prodhimi mund të jetë i njëjtë, çmimet pësojnë luhatje dhe kjo ndodh për arsye të ndryshme. E para, të gjithë fermerët dhe shitësit duhet të paguajnë tarifa për stendën e tyre dhe tarifa mund të ndryshojë bazuar në vendndodhjen e tregut.

Për më tepër, shitësit e njohin klientelën e tyre dhe janë të vetëdijshëm për atë që tregu mund të ofrojë.

Ata i përdorin këto informacione në avantazhin e tyre, siç do ta bënte çdo tregtar i zgjuar.

Ashtu siç mund të krahasoni çmimet në dyqane të ndryshme dhe të kurseni para, ashtu edhe kjo metodë është një mënyrë efektive për të kursyer.

Mos blini produkte me pamje të përsosur.

Ne shpesh mendojmë se frutat dhe perimet duhet të kenë një formë, ngjyrë dhe madhësi specifike, por natyra është mjaft fleksibël.

Në përpjekje për të shitur prodhimet në dukje të përsosura, disa fermerë i të ndajnë prodhimet më pak të “bukura” dhe i shesin ato me një çmim më të ulët.

Këto prodhime edhe pse në dukje mund të jenë disi të dëmtuara, janë njëlloj në vlera ushqyese. Prandaj nuk ka asnjë arsye pse të mos i blini duke kursyer edhe disa para.

Shkoni disa minuta para se tregu të mbyllet.

Shitësit priren të ulin çmimet në fund të ditës. Kjo për shkak se mund të jenë duke shitur prodhime delikate dhe preferojnë ta shesin atë me një çmim më të ulët sesa ta paketojnë sërisht.

Megjithatë është e rëndësishme të theksohet se mund të humbisni mundësinë për të zgjedhur dhe do t’iu duhet të hiqni disa artikuj nga lista e blerjeve./AgroWeb.org

Etiketa: kursimi

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Grushti i shtetit në Niger jep efekt te çmimi i uraniumit

Grushti i shtetit në Niger jep efekt te çmimi i uraniumit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro
Breaking Views

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro

19:58 - 10/03/26

Autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut, publikohet agjenda e 12 marsit: PD-PS do të paraqesin raportet, në seancë do të...

Lexo më shumë
Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi

Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi

19:50 - 10/03/26
Media ekuadoriane: Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën

Media ekuadoriane: Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën

18:47 - 10/03/26
Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë

Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë

18:35 - 10/03/26
Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

18:20 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com