GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tre mesazhet e Presidentes së KE dhe reagimet e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tre mesazhet e Presidentes së KE dhe reagimet e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ursula Von del Leyen, Presidente e Komisionit Europian, ka përcjellë 3 mesazhe në Tiranë, lidhur me perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa nesër zhvillohen punimet e Samitit të Procesit të Berlinit.

E ndërsa artikuloi deklaratën standarde se “duam që ju të bëheni pjesë e jona që të plotësojmë BE”, Presidentja e KE-së tha se objektivi ynë i përbashkët është të çelim negociatat për atë që ne e quajmë grup kapitujt e pjesëve themelore sa më shpejt të jetë e mundur deri në fund të vitit.

Ky ishte mesazhi i parë i Presidentes së KE-së, teksa në krah kishte Kryeministrin Edi Rama, i cili gjithashtu deklaroi se nga BE nuk do të kishim vetëm fjalë të bukura.

Në vijim të mesazheve, Presidentja e KE tha se ndërkohë që vijojmë të ecin drejt anëtarësimit po ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët dhe ne duhet të nisim menjëherë.

“Që tani të krijojmë mundësi të reja tregtie mes nesh. Kemi nisur me plani e investimeve 30 miliardë euro’

Janë mobilizuar 1.4 mld euro me projekte shumë të rëndësishme si hidrocentrali Fierzës, por edhe me hekurudhën me Malin e Zi. Sot dua të përqendrohem te plani i ri për rritjen e BE-së.

Dua të përqëndrohem tek plani i ri i rritjes i BE-së, sepse këtu po ecim drejt një faze të re veprimesh, pasi ky plan ka potencialin nëse vihet në zbatim siç duhet ka mundësinë të dyfishojë madhësinë e ekonominë tuaj brenda këtij 10 vjeçari.

Parimi është që në disa fusha të caktuara ju do të keni qasje në tregun e vetëm të BE-së por për këtë janë të nevojshme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime. Kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor.

Natyrisht kjo do të shoqërohet me investime financiare por nartyrisht reformat do të jenë të domosdoshme”, tha Presidentja e KE.

Dhe për këtë pikë, Kryeministri e kishte një deklaratë, kur tha se BE nuk duhet parë si një dyqan dhuratash.

“Shumë shpesh ne e lidhim BE-në dhe KE-në me financime. Janë shumë të rëndësishme dhe pa diskutim që BE është rripi i sigurisë për të gjitha vendet e komunitetit evropian, ku e keni parë në krizat si pandemia, rritja e çmimit të energjisë.

Përveç si e tillë, BE nuk është një dyqan dhuratash, por shkolla më e sofistikuar dhe më e vështirë e shtetbërjes demokratike.

Ne duhet që të bëjmë detyrat e shtëpisë sa më mirë në mënyrë që të marrim më shumë financime”, tha Rama.

Dhe në këtë kuadër, Presidentja e KE përcolli mesazhin e 3-të kur tha se “investimet tona do të kenë të njëjtën vlerë me punët tuaja”.

Pra gjithçka do të varet nga aftësia e Qeverisë për të thithur fondet, edhe pse deri më sot, nuk është treguar ndonjë aftësi e veçantë, pasi Shqipëria ka përfituar shumë më pak se shumë prej vendeve të Rajonit.

Sikundër nuk duhet harruar se në një nga fushat ku kemi përfituar fonde, ajo e Bujqëisë, përmes programeve IPARD, rezultoi nga hetimet e zyrës së OLAF, se kishte shpërdorime dhe dhënie grandesh jo për fermerët, çka mund të pasohet me një hetim të thelluar edhe nga SPAK.

Etiketa: Kryesore1mesazhetRamaUrsula von der Leyen

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Para
Nga 1 te 10, sa pikë i jep Olta skenës së puthjes me Luizin…

Nga 1 te 10, sa pikë i jep Olta skenës së puthjes me Luizin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com