GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tre ministra të Shëndetësisë dhe 2-ish drejtues të QSUT-së kallëzohen në SPAK

10:00 - 28/06/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre ministra të Shëndetësisë dhe 2-ish drejtues të QSUT-së kallëzohen në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëvizja ‘”Shqipëria Bëhet” ka paditur në SPAK drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesit e QSUT në 10 vitet e fundit. Padia është bërë për mosmarrjen e masave për plotësimin e nevojave me ilaçe dhe pajisje mjekësore të cilat sipas tyre, kanë shkaktuar dëmtimin e shëndetit dhe humbjen e jetës së qindra qytetarëve. Ka qenë vetë kreu i kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj që ka dorëzuar dosjen në SPAK.

“Prej më shumë se 6 muajsh me kolegët avokatë dhe juristë, po mbledhim prova me këtë që së fundmi është përhapur si skandal, me mungesën e ilaçeve, pajisjeve mjekësore. Kemi një korrespondencë me QSUT, një mbledhje dokumentacioni prej 2020 dhe tani. Prej 2015 deri sot ka pasur dijeni gjithë zinxhiri drejtues për mungesën e ilaçeve, me sëmundjen kancerogjene dhe pajisje mjekësore, na rezulton se është ndjekur një praktikë që në gjykimin tonë është dramatike dhe çnjerëzore, është përcaktuar një buxhet tavan për ilaçet, dhe ndërkohë nuk janë marrë me nevojat e spitaleve, pra kanë vënë buxhet 5 mln euro ilaçe, ndërkohë spitali ka pasur nevojë për 7 milionë euro dhe ndërkohë janë lënë me vetëdije të plotë 2 mln euro ilaçe të pa blera”, tha Lapaj.

Të kallëzuar janë 2 ish-ministrat, Ilir Beqaj, Ogerta Manastiliu, si edhe ministrja aktuale, Albana Koçiu, largimi i së cilës është kërkuar pas zbulimit të skandalit se mjekë në QSUT i trajtonin pacientët të sëmurë me kancer, si mall tregu. Gjithashtu, Lapaj ka kallëzuar në SPAK dhe ish-drejtorët e QSUT, Enkelejd Joti dhe Albana Fico, kjo e fundit e shkarkuar pas zjarrit që ra në Urgjencën e spitalit.

Në 19 faqe padi, Lëvizja “Shqipëria Bëhet” argumenton se ka gjetur mjaftueshëm shkelje nga drejtues dhe ish-drejtues të Ministrisë dhe QSUT-së, prandaj i ka kallëzuar për akuzat “shpërdorim të detyrës”, “vrasje me dashje”, “vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “neglizhence në trajtim mjekësor”.

Etiketa: Albana Ficoalbana kociuEnkelejd JotiIlir BeqajKryesore1Ministria e ShendetesiseOferta ManastirliuQSUTshendetesia

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
Jamarbër Malltezi i drejtohet SPAK: Rama grabiti mbi 6 mln m2 në bregdet, unë i burgosur se mora pronën time

Jamarbër Malltezi ankimon në Apel vendimin e prokurorëve të SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com