GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tre persona të maskuar hynë me armë në lokal, Salianji: Qeveria, e gjunjëzuar para krimit

në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Tre persona të maskuar hynë me armë në lokal, Salianji: Qeveria, e gjunjëzuar para krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka denoncuar situatën e rëndë të kriminalitetit në vend, nisur nga ngjarja e një ditë më parë në Lezhë, ku tre persona terrorizuan me armë qytetarët në një lokal.

Salianji akuzon kryeministrin Rama dhe qeverinë se janë gjunjëzuar para krimit, ndërsa shkruan në Facebook, institucionet janë inekzistente dhe bandat kontrollojnë territorin.

“Ndërkohë Shqipëria nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale, Rama dhe qeveria e tij është gjunjëzuar para krimit! Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorit, ndërkohë institucionet ligj zbatuese në rastin më të mirë, janë inekzistente, në rastin e keq, drejtohen dhe komandohen nga bandat! Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshëm i Ramës se ngjarje të tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje të kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me bandat detyrohet dhe të bëhet zëdhënës i tyre”, shkruan Salinaji.

Ngjarja të cilës i referohet deputeti demokrat, ndodhi ditën e djeshme ku 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në ambientet e një lokali, duke kërcënuar katër persona që ishin në një tavolinë. Policia e Lezhës mësohet se nuk ka pasur asnjë denoncim në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihet se cili mund të ketë qenë qëllimi i tre personave të maskuar, pasi brenda lokalit nuk kanë marrë asgjë.

Etiketa: qeveriaSalianji

Lajme të lidhura

Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit
Breaking Views

Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit

20:31 - 28/10/26
Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë dhe mbrojtjen e protestuesve
Breaking Views

Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë dhe mbrojtjen e protestuesve

19:25 - 28/10/26
Vendimi/ Kompensim 100% për bizneset e dëmtuara gjatë protestave! Faturën mund ta paguajnë autorët
Breaking Views

Vendimi/ Kompensim 100% për bizneset e dëmtuara gjatë protestave! Faturën mund ta paguajnë autorët

19:16 - 28/10/26
Para
Rinovimi i kontratës së Rejës? Ja si përgjigjet Duka

Rinovimi i kontratës së Rejës? Ja si përgjigjet Duka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund
Sport

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26

Elbasani ka përmbysur gjithçka në minutat e fundit, duke mposhtur Partizanin me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”, në një ndeshje...

Lexo më shumë
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26
Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit

Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit

20:31 - 28/10/26
Bojkotimi i seancave nga avokatët/ Maks Haxhia humb gjyqin në Gjykatën Administrative, reagon GJKKO

Bojkotimi i seancave nga avokatët/ Maks Haxhia humb gjyqin në Gjykatën Administrative, reagon GJKKO

20:05 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com