GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tri rrugë me tre çmime, Blushi: Si vjedh Veliaj me asfaltin elektoral

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tri rrugë me tre çmime, Blushi: Si vjedh Veliaj me asfaltin elektoral
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar një rast abuzimi në bashkinë e Tiranës përmes asfaltit elektoral.

Blushi tha se në njësinë bashkiake nr.5 në tre rrugë të shtruara brenda një distance 70 sekondash nga njëra tjetra, rezulton se metri i asfaltit ka kosto të ndryshme.

“Si është e mundur që brenda një distance kaq të shkurtër, në tre rrugë që ndodhen në të njëjtën zonë dhe në të njëjtin terren, kemi tre çmime të ndryshme për metër të asfaltit elektoral?!”, u shpreh Blushi.

Deklarata

Do të denoncoj sot një rast skandaloz të abuzimit flagrant me taksat e qytetarëve të Tiranës, nëpërmjet asfaltit elektoral, që po hidhet me nxitim nga Erion Veliaj në shumë rrugë të kryeqytetit, të braktisura prej tij prej 8 vitesh.

Nga një verifikim në terren, në Njësinë Bashkiake Nr.5, në tre rrugë të shtruara brenda një distance prej 70 sekondash larg njëra-tjetrës, rezulton se metri i asfaltit elektoral është i ndryshëm.

Ndërkohë kemi të njëjtën kompani ndërtimi, që ka kryer të njëjtin objekt punimesh: sistemim-asfaltim.

Të dashur qytetarë,

Si është e mundur që brenda një distance kaq të shkurtër, në tre rrugë që ndodhen në të njëjtën zonë dhe në të njëjtin terren, kemi tre çmime të ndryshme për metër të asfaltit elektoral?!

Në rrugën “Nikolla Tupe”, 1 metër asfalt elektoral koston 19,994 lekë.

Në rrugën mbrapa shkollës “Edit Durham”, metri i asfaltit elektoral koston 25,103 lekë.

Ndërsa në rrugën “Beqir Rusi”, 1 metër asfalt elektoral koston 29,315 lekë.

Si shpjegohet që njëra rrugë koston gati 40% më shtrenjtë se rruga tjetër, ndërkohë që kemi të njëjtën cilësi asfalti dhe të njëjtin objekt punimesh?

Arsyeja është shumë e thjeshtë, vjedhja dhe abuzimi me taksat e qytetarëve të Tiranës, nga Kryetari ende në detyrë i Bashkisë, Erion Veliaj.

Ky 40% në fakt nuk është gjë tjetër vetëm korrupsion, lekë të grabitura të qytetarëve të Tiranës, që përfundojnë në xhepat e Erion Veliajt dhe kompanive pranë tij, në funksion të zgjedhjeve.

Kapja në flagrancë duhet t’i mjaftojnë organeve të drejtësisë për të nisur menjëherë hetimet dhe nxjerrjen e përgjegjësisë ligjore për këdo që vazhdon vjedh paturpësisht.

Erion Veliaj nuk pati kohë në tetë vite të ndërtonte një infrastrukturë rrugore dinjitoze për Tiranën!

Me rreth 1 miliard euro buxhet, ai mund të shtronte edhe rrugët e Parisit, por fokusi i tij ishin lejet e ndërtimit dhe vjedhja me mega-aferën e inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston.

Rrugët nuk u shtruan sepse taksat e qytetarëve u vodhën dhe u shpërdoruan!

Me ziftin elektoral që po hidhet tani me nxitim, Erion Veliaj nuk e zbardh dot faqen!

Përkundrazi, po e nxin edhe më shumë duke abuzuar edhe në ditët e fundit të detyrës me taksat e qytetarëve të Tiranës.

Ndaj Ndryshimi është në dorën tuaj më 14 Maj, duke votuar për Belind Këlliçin dhe për një Këshill të ri Bashkiak, që nuk do të lejojë më këto lloj standarde punimesh dhe abuzim me taksat tuaja.

Etiketa: blushiKryesore1rrugeVeliaj

Lajme të lidhura

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Para
Konsumoi bananen e ekspozuar në muze, gjobitet rëndë koreani

Konsumoi bananen e ekspozuar në muze, gjobitet rëndë koreani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të...

Lexo më shumë
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com