GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tre shpjegimet/ Pse e vranë Liridona Ademajn?!

13:12 - 04/12/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
Tre shpjegimet/ Pse e vranë Liridona Ademajn?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asnjëherë më parë tre burra nuk janë vënë në pranga për organizimin e vrasjes së një gruaje në këmbim të pagesës si në rastin e Liridona Ademajt, nënë e dy fëmijëve dhe punonjëse e një ëmbëltoreje në Suedi.

Dyshimet se i shoqi, Naim Murseli porositi vrasjen e të shoqes në pritë dhe më pas e përcolli atë në ceremoninë e varrimit me një gjakftohtësi patologjike e shndërruan historinë e Liridonës në një triller, ku pikëpyetja e madhe janë shkaqet që çuan në krim. Përse duhej vrarë Liridona Ademaj? Përse nuk e divorcoi Naim Murseli dhe përse vazhdon ai ta mohojë përfshirjen në krim?

Varianti i familjarëve të Liridonës

Edhe ata vetë kanë disa shpjegime për vrasjen e Liridonës. Megjithatë, që në fillim kanë fajësuar dhëndrin, Naim Murselin. Në momentin që vrasësit i dolën në pritë, Naim Murseli mori fëmijët dhe u largua nga makina duke braktisur bashkëshorten e tij. Akti i lënies së Liridonës në mëshirën e vrasësve ka mjaftuar që babai i viktimës të porosiste djemtë të largoheshin pas ceremonisë së varrimit dhe të prishnin miqësinë me familjen Murseli.

I pyetur nga gazetarët, vëllai i viktimës, Leonard Ademaj pranoi se janë disa variante që ka familja për vrasjen, por më bindësi është ai për përfitimin e miliona eurove nga siguracioni në Suedi.

“Tani mund të kemi shumë mendime se përse e ka bërë atë akt Naimi. Mendimet tona janë se Naimi që kur është kthyer ka pasur shpenzime dhe motra jonë kishte një siguracion të madh në Suedi dhe mos ndoshta ai ka menduar ta vriste dhe të merrte një shumë të konsiderueshme të parave. Mendojmë se ai ka qenë qëllimi kryesor dhe pse mund të ketë pasur qëllime të tjera” tha Leonardi.

Varianti i vrasësve Granit Pllava dhe Kushtrim Kokalla

Një shkak tjetër kanë dhënë në prokurori dy bashkëpuntorët për vrasjen e Liridonës, Granit Pllava dhe Kushtrim Kokalla. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Naim Murseli takoi Kushtrim Kokallën një javë para vrasjes dhe i shpjegoi “problemet bashkëshortore që është duke pasur me të ndjerën”.

“Naim Murseli i ka treguar te pandehurit Kushtrim për problemet e tij bashkëshortore me të ndjerën Liridona Murseli, i pandehuri Kushtrim i ka thënë ‘unë ta zgjidh këtë punë’ dhe ndërkohë janë marrë vesh për një aksident të inskenuar”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Gjithë inskenimi, sipas dosjes së prokurorisë, ishte bërë pas një premtimi për rreth 30 mijë euro që Murseli i kishte bërë Plavës për kryerjen e vrasjes.

Por familjarët e Liridonës mohojnë problemet brenda çiftit. Sipas tyre mes bashkëshortëve nuk ka pasur probleme dhe as nuk kishin nisur asnjë procedurë për divorc. Pas 13 vitesh martesë, vëllai i viktimës thotë se e motra nuk kishte folur me askënd për problemet me Naimin.

“Liridona ka qenë shumë e lumtur” tha ai për gazetarët.

Varianti i Naim Murselit për vrasjen

Kundër Naim Murselit janë dëshmitë e dy bashkëpuntorëve që tashmë kanë pranuar fajin. Kundër Naim Murselit është edhe opinioni publik. Kundër Naim Murselit janë edhe familjarët e bashkëshortes që e akuzojnë si vrasës.

Por ai dhe avokatët e tij i kanë qëndruar variantit të pafajësisë. Sipas tyre vrasja ndodhi me qëllim grabitjen.

Në gjykatë, Murseli nuk ka pranuar asnjë akuzë. Ai i qëndron deklaratave se nuk ka gisht në vrasjen e gruas.

Por kunati i tij përshkruan një sjellje jo vetëm të çuditshme, por edhe kontradiktore një ditë pas asaj që i ndodhi të shoqes.

“Dyshimet nisën të nesërmen. Ishte ora rreth 11 të nesërmen dhe prisnim të na thërriste. Djali i xhaxhait më tha se duhet të takonim Naimin, e telefononim dhe nuk i bënte telefoni. Ishte gjithë kohën me një shofer personal dhe ai më tha se ishin në një hotel.

Shkuam atje për ta takuar në Prishtinë. Hymë në dhomë, ishte atje duke qëndruar. Pas pak çastesh i erdhi edhe mëngjesi në dhomë, ne ishim pa gjumë pa ushqim prej natës së kaluar. Ne nuk ishim as në gjendje të afronim dorën për të ngrënë.

Djali i xhaxhait nisi ta pyesë. Përgjigjet e tij ishin habitëse, nuk dinte çfarë thoshte. Binte në kontradiktë me fjalët e veta. Aty lindën dyshime, por sërish nuk e mendoja. Ai thoshte që ishte në telefon dhe pastaj nuk e ka parë hajdutin, e ka parë Liridona. Ai po i jepte makinës, ndërsa djali i xhaxhait i tha po si po i jepje makinës kur ishe në telefon. Aty i tha se jo kështu po ashtu.

E pyetëm pse nuk e hapte telefonin dhe tha se e kishin vjedhur. Ne i thamë se dikush po e mbyll telefonatën. Pra nuk ishte i fikur. E thirrëm policinë dhe i thamë që numri i Naimit po punonte. Unë e pyeta, Liridona ku është dhe tha që Liridona sot mund të bëhej gati dhe nuk lejohej ta shikonim. Naimi erdhi me ne në morg dhe unë hyra i pari. Kur shohim më pas Naimi nuk ishte. Jo po nuk mundem ta shoh thoshte, po bënte disa mimika.

Të nesërmen erdhi 2 orë para ceremonisë mortore. Natën që ishim në Prishtinë erdhëm në shtëpi. Naimi tha se duhet të merrte fëmijët dhe erdhi këtu e ndejti 1 orë. Tha që në orën 8, ditën e varrimit e kishte kërkuar policia për të pyetur fëmijët. Kaloi ora 12 dhe Naimi nuk erdhi. E thirra në telefon dhe i thashë pse nuk erdhe.

Mbeta me fëmijët tha. Kështu erdhi Naimi rreth orës 12. I ka ngushëlluar familjarët tanë shumë pak, disa aspak. Pas asaj nga ora 2 morëm motrën dhe ikëm për në varreza” tregoi Leonard Ademaj.

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Para
Humbet në finale, boksieri shqiptar shpallet nënkampion bote

Humbet në finale, boksieri shqiptar shpallet nënkampion bote

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com