GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tre shqiptarët kapen mat me drogë në Itali, mes tyre dy gra

09:49 - 28/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkatërrohet grupi ndërkombëtar i kokainës, në krye qëndronin dy shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia italiane ka vënë në pranga 3 korrierët shqiptarët që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike, mes të arrestuarve ishte dhe një grua e cila dyshohet se ishte dhe “koka” e grupit. Sipas mediave italiane, ka qenë gruaja e cila u pikas e para, dhe po mbahej nën vëzhgim nga policia prej disa kohësh.

37-vjeçarja po vëzhgohej nga policia pas raportimeve për lëvizje të dyshimta nga shtëpia e saj në përputhje me një aktivitet të trafikut të drogës.

Kështu, kur ajo doli nga shtëpia një mbrëmje dhe u largua me makinën e saj, agjentët e ndoqën atë. Pas disa qindra metrash, gruaja ndaloi pranë një makine tjetër, në të cilën ndodheshin një burrë dhe një grua; i pari ka zbritur, ka ngarkuar çantën që i dha 37-vjeçarja dhe kjo e fundit është larguar.

Menjëherë kanë ndërhyrë policët dhe kanë ndaluar gruan. Në çantën e saj gjetën katër doza kokaine gjithsej 4.5 kilogramë. Më pas nga kontrolli në banesë, iu gjetën tre kilogramë të tjera kokainë dhe rreth 1500 euro cash.

Ndërkohë, agjentë të tjerë i kanë ndjekur korrierët, duke i ndaluar në dalje të autostradës Valsamoggia. Të dy rezultuan të ishin vetë shqiptarë, 27 vjeç ai dhe ajo 22, burrë e grua me banim jashtë rajonit. Menjëherë policët kuptuan se në makinë ishte krijuar një ndarje e dyshimtë poshtë timonit: brenda tyre gjetën një dozë me një kilogram kokainë dhe një qese plastike me tre tufa parash, në total 30 mijë euro cash. Më në fund, në shtëpinë e çiftit u gjetën edhe tre doza të tjerë kokaine (tre kilogramë), 1500 euro cash dhe mjete për paketimin e drogës.

Tre shqiptarët u arrestuan të gjithë dhe u dërguan në Dozza: ata shpjeguan se ishin thjesht “ndërmjetës” për dërgimin e drogës. Hipoteza e hetuesve është se ato janë futur në të vërtetë në një kontekst më të gjerë të tregtisë së drogës. Gjyqtarja e hetimeve paraprake Maria Cristina ka vendosur masën e paraburgimit në burg.

Etiketa: drogeItali

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
“Brigada e Veriut”, grupi kriminal që po terrorizon serbët në veri të Kosovës

“Brigada e Veriut”, grupi kriminal që po terrorizon serbët në veri të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com