GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tre tenderë me “Flamur të kuq” në 1 javë, Emiriana Sako ua jep fondet oligarkëve pa garë

11:06 - 27/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Tre tenderë me “Flamur të kuq” në 1 javë, Emiriana Sako ua jep fondet oligarkëve pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakja Emiriana Sako e zëvendëson “denjësisht” Vangjush Dakon në abuzimet me paranë publike. Edhe pse është denoncuar shpesh në KPP dhe në media, ajo sërish vazhdon të shpërdorojë detyrën përmes tenderëve. Kësaj radhe brenda 5 ditëve ajo ka mbyllur tre tenderë, të gjithë në shkelje të ligjit, të cilin kapin vlerën e 280 milionë lekëve.

Kemi tenderin e parë me numër reference REF-39326-08-19-2022, për të cilin është lënë në dispozicion shuma prej 120 milionë lekësh të vjetra. Kaq shumë para do të shpenzojë Sako për blerje pllakash për trotuaret. Sikur të mos mjaftonte kjo vlerë e lartë, nga dokumentet rezulton se Sako e ka mbyllur garën në shkelje të ligjit, pasi nuk ka zhvilluar garë. Vetëm kompania KEGLI-DURI ka shfaqur interes për këtë tender me ofertë sa 95% e fondit limit.

Dhe pavarësisht se kishim të bënim me një ofertë të shtrenjtë dhe me mungesë konkurrence, Sako shpalli fituese kompaninë në fjalë. Në këto kushte, ky tender është shënuar me “Red Flag” nga Open Data. Kjo kontratë nuk është e para që Sako nënshkruan në shkelje me kompaninë “KEGLI-DURI”.  Vetëm pak javë më parë Gijotina.com ka publikuar disa tenderë të tyre, duke shtuar këtu dyshimet se mes kësaj kompanie dhe Sakos ka një lidhje të veçantë biznesi.

Në dokumentet e atij tenderi evidentohet se është vënë në dispozicion fondi prej 83 milionë lekësh për të gjithë vitin, në fakt fituesi do t’i merrte këto para vetëm për 6 muajt që kanë mbetur. Që këtu nisin një sërë shkeljesh që ka bërë Sako përmes këtij tenderi. Kompania e ka marrë këtë tender pa garë. Po ashtu, “KEGLI-DURI SHPK” ka përfituar në çdo vit tenderë nga Bashkia Durrës me të njëjtin objekt. E pra siç duket, në këtë rast kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Theksojmë se “KEGLI-DURI SHPK” ka përfituar tenderë pa garë pothuajse nga të gjitha bashkitë  e vendit, por kryesisht Bashka Durrës, Shijak, Krujë, Tiranë dhe Kamëz, ku secili prej tyre kap vlerat mbi 20 milionë lekë.

70 mln lekë kompanisë që abuzoi me tenderin e ushqimeve

Vetëm dy ditë më pas, Sako ka mbyllur një tjetër tender në shkelje, që kap vlerën 70 milionë lekë. Sipas dokumenteve, kemi të bëjmë me një kontratë me objekt  “ndriçim i rrugës “Kristo Sotiri”, ku fituese është shpallur kompania “Nika shpk” në pronësi të Shpresa Nikës. Edhe ky tender rezulton të jetë me “red flag”, pasi ka një sërë shkeljesh. Së pari, në garë kanë marrë pjesë 8 kompani, por përveç Nika shpk, Sako i ka përjashtuar të gjitha me argumentin se nuk kanë deklaruar numrin e mjaftueshëm të punonjësve. Edhe pse këto kompani kanë paraqitur oferta më të lira, krybashkiakja e Durrësit e ruante fondin për miken Shpresa Nika.

Sipas ligjit, për këto raste, vetë bashkia duhej t’i njoftonte  operatorët për dokumentet që kërkonin dhe t’iu jepte atyre kohë t’i plotësojnë. Si dhe për pikën tjetër, Sako duhej të merrte në konsideratë ofertat më të lira. Por, sërish ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë me oligarkët.

Pak kohë më parë është publikuar një monitorim 2-vjeçar i kontratave për blerjen e ushqimeve dhe kateringut të institucioneve të rëndësisë së veçantë si spitale, burgje, reparte ushtarake dhe forcat speciale të Policisë, ku rezulton se pothuajse çdo vit janë të njëjtat kompani të cilat fitojnë këto prokurime në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, mes tyre edhe NIKA SHPK. Përqendrimi i tregut shihet edhe te blerjet e karburanteve, tonerëve, riparimit të automjeteve, profilaktikës, pajisjeve laboratorike, mobilieve, botimeve, mirëmbajtjeve ndërtimore dhe uniformave.  Torta e tregut të kateringut dhe blerjes së ushqimeve prej 14.4 milionë dollarësh në vitin 2019 u nda mes kompanisë “Nika” sh.p.k. dhe pesë firmave të tjera. Dokumentet zyrtare tregojnë se kompania “Nika” ka kapur nga ky treg një llokmë të rëndësishme.

Këto të dhëna vërtetojnë edhe një herë se Sako harton tenderë vetëm për biznesmenët e mëdhenj në vend, që pasurohen çdo ditë me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Tenderi i tretë me shkelje brenda javës

Brenda këtyre ditëve Emiriana Sako ka hapur një tjetër tender abuziv. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt blerje materiale elektrike për vitin 2022, megjithëse kanë mbetur edhe vetëm 3 muaj. Për këtë tender ajo ka vënë në dispozicion 90 milionë lekë dhe fitues është kompania “Dritan Xheka”, e cila ka përfituar disa herë tenderë nga Bashkia e Durrësit. Ashtu si dy prokurimet më lart, edhe këtë herë kryebashkiakja Sako ka nënshkruar në mungesë të konkurrencës. Sipas të dhënave, vetëm “Dritan Xheka” ka paraqitur ofertë për këtë tender dhe Sako brenda pak ditësh ka mbyllur garën duke e shpallur atë fitues. A ka frikë Sako nga SPAK? Kryebashkiakja tashmë është denoncuar më parë në media për abuzimet kryesisht me tenderët dhe fondet e rindërtimit.

©️Copyright Gijotina.comKy artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Emiriana Sakokryesore2

Lajme të lidhura

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull
Breaking Views

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull

15:02 - 16/01/26
Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Para
Efi siç nuk e keni parë ndonjëherë, ja çfarë ka bërë kësaj rradhe (FOTO)

Efi siç nuk e keni parë ndonjëherë, ja çfarë ka bërë kësaj rradhe (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në
Breaking Views

Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në

13:30 - 18/01/26

Gjermania po shqyrton mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës FIFA 2026, e cila është planifikuar të zhvillohet në Shtetet...

Lexo më shumë
Ligji hyn në fuqi: Influencerët dhe blogerët pa NIPT rrezikojnë bllokimin e llogarive

Ligji hyn në fuqi: Influencerët dhe blogerët pa NIPT rrezikojnë bllokimin e llogarive

13:15 - 18/01/26
Bordi i Gazës/ Rama “sqaron” prapë ftesën Trump: Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri

Bordi i Gazës/ Rama “sqaron” prapë ftesën Trump: Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri

12:35 - 18/01/26
“Shihemi sonte në Lezhë”, Salianji thirrje demokratëve për takimin

“Shihemi sonte në Lezhë”, Salianji thirrje demokratëve për takimin

12:22 - 18/01/26
Bayern Munich shkatërron Leipzig dhe shkëputet 11 pikë në krye, Dortmund fitore në “frymën e fundit”

Bayern Munich shkatërron Leipzig dhe shkëputet 11 pikë në krye, Dortmund fitore në “frymën e fundit”

12:09 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com