GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Tregohuni bujarë”/ Ardhja e afganëve në Shqipëri, myslimanë dhe bektashi: Gati t’i ndihmojmë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tregohuni bujarë”/ Ardhja e afganëve në Shqipëri, myslimanë dhe bektashi: Gati t’i ndihmojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas vendimit për pranimin e afganëve nga Shqipëria. KMSH në një deklaratë në faqen zyrtare në Facebook kërkon që në këtë moment të vështirë për afganët të tregohemi bujarë për t’i mikpritur.

“Me emrin e Zotit, Mëshiruesit Mëshirëbërësit! Të dashur qytetarë, myslimanët anë e kënd botës, këto ditë, janë në muajin e parë të vitit të ri hixhri. Viti i ri në fenë islame është përkujtimi i emigrimit të Profetit Muhamed (a.s.) dhe myslimanëve nga Meka për në Medinë, si shkak i persekutimit dhe përndjekjes. Motra dhe vëllezër, ditët e fundit u njohëm me lajmin se vendi ynë, Shqipëria, do të strehojë qindra mërgimtarë nga Afganistani, të cilët ikin nga përndjekja e regjimit të ri që po vjen në vendin e tyre. Si besimtarë dhe si shqiptarë ne na takon t’i mirëpresim dhe të tregohemi bujarë me ta.

Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin. Institucionet e vendit dhe aleatët e vendit tonë kanë marrë të gjitha masat e duhura që kjo situatë të menaxhohet më së miri. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i gatshtshëm të japë ndihmesën e tij, në qoftë se nevojitet, për këtë rast. Gjithashtu, ne i bëjmë thirrje besimtarëve të tregohen bujarë, të paqtë dhe mikpritës me mërgimtarët për hir të Allahut. I lutemi Zotit të gjithësisë që konfliktet dhe luftërat të marrin fund në çdo vend të botës” mbyllet reagimi i Komunitetit Mysliman.

Edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka ftuar qytetarët që të hapin zemrat për të pranuar afganët. “Ashtu sikundër çdo shtet demokratik, çdo shtet paqedashës, edhe shteti Shqiptarë dhe qeveria shqiptare renditet ndër shtetet që me humanizmin e mikpritjen që e karakterizon, mirëpret popullin afgan, në mënyrë që ti mbrohet jeta e të mos kërcënohet e asgjesohet nga talebanët barbarshit, pse qëndroi në krah të NATOS, këtij institucioni paqedashës e ruajtës i jetës dhe i rendit.

I bashkohem dhe uroj përzemërsisht, shtetin dhe qeverinë Shqiptare, që ju përgjigj shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar këtë popull që kërkon liri, paqe, ngrohtësi e dashamirësi. Që kërkon ti mbrohet jeta e të mos vritet brutalisht e pa mëshirë nga talebanët.

Misioni i komuniteteve fetare jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë, është përhapja e vlerave morale, paqedashëse , dhe mikëpritja e shpirtmadhësia. Kryegjyshata Botërore Bektashiane mbështet këtij nismë për strehimin e popullit Afgan në shtetin Shqiptarë, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit e të gjithë atyre familjeve që enden rrugëve e kërkojnë një strehë ku të mbështeten , një përkrahje humane, e një sofër të ngrohtë.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Hapni zemrat Shqiptarë ashtu siç ju ka hije ,e tradita e shqiptarit e ka zakon dhe pranoni këta njerëz të pafajshëm që aq shumë e duan jetën e luftojnë për të! Jeta është e shtrenjtë dhe e shenjtë dhe shqiptarët kurdoherë , historikisht e kanë treguar zemërgjerësinë e dashamirësinë për çdo kënd që ka patur nevojë për ta, ju ka ofruar ndihmën, përkrahjen, sofrën e dashurinë vëllazërore! Edhe këtë herë mikëpritja e zemra çdo besimtari shqiptarë do të hapet e do të mirëpres këtë popull të vuajtur por me besim në Zot e që kërkon të jetojë” mbyllet reagimi.

Etiketa: Bektashimyslimane

Lajme të lidhura

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!
Breaking Views

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

21:45 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe
Breaking Views

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina
Breaking Views

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

18:11 - 12/11/26
Para
Shifrat/ Gerd Muller, i pari që theu çdo rekord

Shifrat/ Gerd Muller, i pari që theu çdo rekord

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com