GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tregu i pagave në Shqipëri, kompanitë e mëdha po ushtrojnë t’i mbajnë të ulëta

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tregu i pagave në Shqipëri, kompanitë e mëdha po ushtrojnë t’i mbajnë të ulëta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tregu i pagave në Shqipëri vitet e fundit ka filluar të vuajë nga fuqia e monopsonisë, me të cilën kompanitë e mëdha, ofruesit e mëdhenj të punësimit kanë rënë dakord të ofrojnë paga të ulta.

Fenomeni u vu në dukje për herë të parë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit për Shqipërinë.

Përqendrimi i tregut të punës në pak kompani redukton fuqinë negociuese të pagave të punëtorëve dhe mund të kontribuojë në rritjen e varfërisë dhe pabarazisë në fuqinë punëtore, vuri në dukje Fondi. Në Shqipëri, kompanitë e mëdha përfaqësojnë vetëm 1.4 për qind të numrit të përgjithshëm të bizneseve aktive në vend, por ata punësojnë 41.4 për qind të punëtorëve formalë dhe kontribuojnë më së shumti në rritjen neto të punësimit, gjë që sugjeron ekzistencën e fuqisë monopsonike në disa sektorë, theksoi Fondi.

Megjithë rritjen 15 për qind që aplikoi qeveria në pagën minimale në fillim të këtij viti duke çuar atë në 30 mijë lekë, sërish vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës minimale në rang europian, me përjashtim të Kosovës.

FMN u shpreh se rritja e pagës minimale deri në 40 mijë lekë e cenon vetëm pak konkurrencën, por rritja e mëtejshme sipër këtij kufiri duhet të shoqërohet me masa vendimtare për reduktimin e informalitetit.

Në dekadat e fundit janë rritur shqetësimet për dominimin e një grushti kompanish që kontrollojnë një pjesë të madhe të tregut në një industri të caktuar. Kompanitë e mëdha kanë fuqinë të ndikojnë nivelin e çmimeve dhe do të ushtrojnë presion për të mbajtur paga të ulëta.

Nga ana tjetër fuqia e sindikatave jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë është dobësuar ndjeshëm prej hapjes së tregjeve të punës dhe transferimit të prodhimit nga vendet e zhvilluara në vende më pak më të zhvilluara.

Në vitin 2018, ekonomistët Alan Krueger dhe Eric Posner autorët e “Propozimi për Mbrojtjen e Punëtorëve me të ardhura të ulëta nga Monopsoni dhe marrëveshjet e fshehta” gjetën se marrëveshjet e fshehta të tregut të punës ose monopsonizimi mund të kontribuojnë në mbajtjen e pagave në vendnumëro dhe kjo ndikon rritjen e pabarazisë.

Ata propozuan një sërë reformash për të mbrojtur punëtorët dhe për të forcuar tregun e punës. Këto reforma përfshijnë detyrimin e qeverive për të siguruar një kontroll të zgjeruar të shkrirjeve për efektet e pafavorshme të tregut të punës, ndalimin e marrëveshjeve jo-konkurruese që i lidhin punëtorët me paga të ulëta dhe ndalimin e marrëveshjeve për të fiksuar pagat e ulëta./ Monitor

Etiketa: monopolTreg

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Para
Apeli refuzon kërkesën e Trump për sulmin e 6 janarit ndaj Capitol-it

Apeli refuzon kërkesën e Trump për sulmin e 6 janarit ndaj Capitol-it

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com