GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tregu i pasurive të paluajtshme shënon rekord për Janar-Qershor

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Fillon numërimi i votave në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa ekonomia nuk arriti të rimëkëmbej as në tremujorin e dytë, duke u rritur me vetëm 3.23%, aktivitetet e pasurive të paluajtshme kanë qenë tërësisht në tendencë të kundër, duke shënuar rekorde të reja dhe zgjerim dy shifror, prej 11.7%.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT bëjnë të ditur se prodhimi i brendshëm bruto me çmime korente në aktivitetin e pasurive të paluajtshme, që mat vlerën e transaksioneve ekonomike në këtë sektor, arriti në 33.8 miliardë lekë, ose gati 320 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, shumë më e lartë e regjistruar ndonjëherë, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat.

Në tremujorin e parë të vitit, vlera ishte 32.3 miliardë lekë, duke e çuar gjithë gjashtëmujorin e parë në 66 miliardë lekë, ose rreth 630 milionë euro.

Që nga tremujori i parë i vitit 2018 tregu është rritur me ritme shumë më të shpejta në krahasim me periudhat e mëparshme, duke u përshpejtuar dukshëm në dy vitet e fundit, siç tregohet në grafikun: Aktivitete të pasurive të paluajtshme, PBB me çmime korente, të përshtatura sezonalisht.

Në 6 mujorin e parë 2022, transaksionet e pasurive të paluajtshme ishin 550 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë 2018 rreth 400 milionë euro.

Aktivitetet e pasurive të paluajtshme ishin ndër sektorët që kishin ndikimin më të lartë në rritjen e ekonomisë si në tremujorin e parë ashtu dhe të dytin, së bashku me ndërtimin. Në tremujorin e parë, ekonomia u zgjerua me 2.72%, niveli më i ulët që nga periudha e pandemisë, teksa “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” kontribuuan me +0,62 pikë përqindje. Së bashku me ndërtimin, prej 0.42 pikë përqindje, të dy sektorët kontribuuan në 38% të rritjes totale të ekonomisë.

Në tremujorin e dytë, në zgjerimin prej 3.23% të ekonomisë, ndërtimi kontribuoi me 1.43 pikë përqindje dhe pasuritë e paluajtshme me 0.72 pikë përqindje Të dy sektorët dhanë një kontribut shumë më të lartë se në tremujorin e parë, duke ndikuar në 66% të gjithë rritjes ekonomike.

Rekordin e ndërtimeve e mban kryeqyteti, në linjë dhe me shtimin e shpejtë të lejeve të ndërtimit. Sipas Statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katror, rreth 70% e totalit të dhënë në gjithë vendin.

Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10%, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT i raporton të dhënat ë detajuara sipas qarqeve. Në tremujorin e parë të këtij viti, sipërfaqja e lejeve u reduktua ndjeshëm, për tu rritur sërish në të dytin.

Në kontrast me rritjen e shpejtë të ndërtimeve, popullsia në Tiranë nuk po shtohet më me ritme aq të shpejta.

Nga viti 2012 deri në 2018-n, të dhënat e INSTAT tregojnë se popullsia e Tiranës shtohej mesatarisht me 20 mijë persona në vit. Por, që nga viti 2019, shtesa e popullsisë në Tiranë është zvogëluar ndjeshëm, teksa dhe kryeqyteti nuk i ka shpëtuar tendencës së emigracionit dhe plakjes graduale të popullsisë.

Në 2019-2020, kryeqyteti kishte 11 mijë banorë më shumë, shifër që u përgjysmua në vitet në vijim. Në 2022 , popullsia në kryeqytet u shtua me vetëm 5.75 mijë persona, që është shtesa më e ulët historike, të paktën që nga viti 2011, kur INSTAT raporton të dhënat.

INSTAT raportoi se popullsia e Shqipërisë në vitin 2022 ka shënuar rënien më të lartë në tre vjet, që nga periudha e pandemisë, duke u tkurrur me 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak.

Gjithsesi, rënia e popullsisë së vendit është kompensuar disi nga interesi i të huajve për të blerë, por që është më i lartë në zonat bregdetare të vendit.

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme janë në rënie këtë vit

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme u rritën ndjeshëm vitin e fundit, sidomos në bregdet, në linjë me kthimin e vendit në një destinacion turistik.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 291 milionë eurove, në rritje me 52% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 21% të vlerës së përgjithshme të Investimeve të Huaja Direkte për vitin e kaluar./Monitor

Etiketa: investimepasuri

Lajme të lidhura

Rama ngre pensionet, pensionistet në ‘hall’: Nuk dimë ku t’i harxhojmë 700 lekët
Aktualitet

Të harruar nga qeveria, afro 30% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

07:45 - 11/07/26
Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%
Breaking Views

Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%

16:53 - 10/07/26
Gati 5 miliard euro kredi e dhënë për blerje pronash! Rritet kredia e keqe
Breaking Views

Gati 5 miliard euro kredi e dhënë për blerje pronash! Rritet kredia e keqe

16:44 - 10/07/26
Para
Parlamenti Evropian diskuton sot për situatën në veri të Kosovës

Parlamenti Evropian diskuton sot për situatën në veri të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje
Aktualitet

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26

Një breshëri prej 25 plumbash automatiku, të qëlluar nga e njëjta armë, i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën...

Lexo më shumë
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com