GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tregu i punës ende i brishtë, overdraftet e individëve ngelen poshtë nivelit të para pandemisë

12:01 - 26/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tregu i punës ende i brishtë, overdraftet e individëve ngelen poshtë nivelit të para pandemisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përdorimi i paradhënieve bankare ose overdrafteve nga individët ende nuk po arrin nivelet e periudhës para pandemisë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti vlera totale e overdrafteve të përdorura nga individët kishte vlerën e 7.43 miliardë lekëve, me një rritje modeste me 0.8% krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me muajin shkurt 2020, para nisjes së pandemisë, vlera e overdrafteve është në rënie me rreth 5.6%.

Paradhënia bankare për individët është zakonisht një produkt i lidhur me llogaritë e pagamarrësve, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore. Rënia e overdrafteve pas shpërthimit të pandemisë mund të interpretohet si pasojë e keqësimit të treguesve të punësimit dhe uljes së shpenzimeve konsumatore.

Pjesërisht, një tendencë e ngjashme po vërehet edhe në segmentin e kredisë konsumatore që jepet për mallra jo të qëndrueshme. Në mesin e këtij viti, vlera e këtij portofoli arriti në 31.7 miliardë lekë, me një rritje të vogël prej 1.3% krahasuar me muajin shkurt 2020. Rritja e kredisë konsumatore ka ardhur pothuajse e gjitha në segmentin e mallrave të qëndrueshëm, të lidhur me investimin në automjete, pajisje elektrike, elektronike, etj. Këta janë tregues të tërthortë të faktit se rimëkëmbja e konsumit në ekonomi ngelet ende e pjesshme.

Megjithëse Prodhimi i Brendshëm Bruto këtë vit i është kthyer rritjes, ndikimin më të madhe ka dhënë rritja e investimeve, ndërsa rritja e konsumit duket ende e zbehtë. Sipas Instat, për tremujorin I 2020, formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me mbi 21%, ndërsa konsumi final i popullatës me vetëm 1.5%.

Në analizën e fundit të muajit gusht, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konstatonte se pavarësisht përmirësimit të ekonomisë reale, tregu i punës ka shfaqur një ecuri të plogësht në tremujorin e parë. Niveli i punësimit vijon të mbetet poshtë atij të regjistruar përpara pandemisë, norma e papunësisë në tremujorin e parë u rrit në 11.9%, ndërsa presionet e tregut për rritjen e pagave janë ende të zbehta. Bazuar në ecurinë historike, Banka e Shqipërisë gjykon se rritja e qëndrueshme e punësimit dhe e pagave do të ndjekë me vonesë kohore zgjerimin e kërkesës për mallra e shërbime. /E.Shehu/Monitor/

Etiketa: individoverdraftPandemi

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Rritja e infektimeve, nisin përgatitjet për Covid 3

Rritja e infektimeve, nisin përgatitjet për Covid 3

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com