GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Treguesit e dhunës në familje shënojnë rritje në Shqipëri

07:56 - 08/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Treguesit e dhunës në familje shënojnë rritje në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Treguesit e dhunës në familje po shënojnë rritje vit pas viti në Shqipëri duke e bërë këtë dukuri gjithnjë e më shqetësuese për shoqërinë dhe autoritetet, si vendore dhe kombëtare.

Sipas statistikave të krimeve dhe drejtësisë penale në Shqipëri në vitin 2022 u shënuan rreth 1880 raste të dhunës në familje me mbi dy mijë autorë të kësaj vepre penale.

Në Qarkun e Gjirokastrës autoritetet gjyqësore po u kërkojnë qytetarëve të jenë më aktivë në denoncimin e rasteve të dhunës ndërsa strukturat vendore po bëjnë përpjekje të rrisin shërbimet ndaj viktimave të dhunës.

Pak ditë më parë në një takim me gazetarët dhe struktura vendore të mbrojtjes sociale nënkryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës Suelda Dashi solli në vëmendje se pothuajse të gjitha rastet e dhunës në familje paraqiteshin në gjykatë nga komisariatet e policisë.

Zonja Dashi tha se vetë qyetarët mund të bënin padi për rastet e dhunës direkt në gjykatë për të pasur veprime të menjëhershme.

“Jo çdo gjë mund të vijë nga komisariati. Vetë qytetarët duhet të edukohen që t`i drejtohen vetë gjykatës me kërkesë-padi. Sepse mund të ndodhë që për shkak të burokracive komisariatet mund të vonojnë me ditë apo me orë dergimin e denoncimeve, por në raste e dhunës në familje kjo kohë mund të jetë fatale. Mjafton që qytetarët të drejtohen në kryesekretarinë e gjykatës dhe të paraqesin një kërkesë padi në formë shkresore dhe pastaj është gjykata ajo që investohet e tëra në marrjen në shqyrtim të rasteve.”

Zonja Dashi tha se gjatë vitit 2022 Gjykata e Gjirokastrës dha 70 urdhëra mbrojtjeje për raste të denoncimit të dhunës ndërkohë që në vitin 2021 u dhanë 20 urdhëra mbrojtje për dhunën ndaj grave dhe të miturve.

Sipas stastistikave të krimeve dhe drjetësisë penale në Shqipëri rastet e dhunës në familje janë rritur vit pas viti. Në vitin 2022 u shënuan 1887 raste të dhunës në familje nga 1631 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 1374 në vitin 2018.

Edhe numri i autorëve për këto vepra penale ka ardhur në rritje. Sipas stastikave zyrtare në vitin 2022 në Shqipëri për dhunën në familje janë 2003 autorë nga 1733 që ishin në vitin 2021 dhe 1459 që ishin në vitin 2018.

Rastet e dhunës në të shumtën e herës denoncohen me vështirësi, thotë Loreta Mamani, përfaqësuese e Udhërit të Psikologut në Gjirokastër.

“Vihet re që dhuna nuk denoncohet menjëherë në rastet e para. Por ajo zgjat sepse ndodh brenda katër mureve të familjes. Të miturit, nëna, kanë gjithmonë shpresë se babai që i dhunon do rregullohet, do të përmirësohet gjendja, por kur kalon shumë kohë që personi e vazhdon këtë dhunë bëjnë denoncimin ne polici.

Bashkitë kanë krijur struktura të posaçme për këto kategori dhe në Gjirokastër funksionon edhe një qendër e trajtimit të rasteve të dhunës në familje.

Erjona Shkrepa, psikologe pranë kësaj qendre flet për shërbimet që afrohen:

“Qendra ofron shërbim psikologjik, këshillim dhe mbështetje psiko-sociale, ne ofrojmë akomodim 72 orë për rastet e dhunës, mbështetje me ndihmë ekonomike me një paketë prej 9800 mijë lekë , i mbështesim fëmijët e të dhunuarave me kopshte dhe çerdhe falas si dhe ofrojmë shërbim juridik falas për rastet që paraqiten në qendër.

Zonja Shkrepa thotë se rastet më të shumta të denoncimit të dhunës vijnë nga zonat urbane dhe nga familje me nivel të ulët ekonomik.

“Rastet që paarqiten vijnë nga familjet me ekonomi të ulët. Ndoshta ndikon shkollimi i ulët, ekonomia, janë shumë faktorë që ndikojnë në dhunën në familje.”

Në Shqipëri fenomeni i dhunës, sidomos ndaj grave, vajzave dhe të miturve mbetet një sfidë për autoritetet dhe shoqërinë jo vetëm prej treguesve në rritje, por edhe thellimit të varfërisë, sidomos në zonat rurale./VOA

Etiketa: DhunëfamiljeShqiperi

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para

Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com