GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, SPAK zbulon shifra dhjetëra mln euro në kriptovalutë të grupit nga Elbasani

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, SPAK zbulon shifra dhjetëra mln euro në kriptovalutë të grupit nga Elbasani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dosja kripto e Çopjave që zbulon nivelet e reja të lundrimit të bandave shqiptare.

Gjithçka nisi pas një informacioni nga autoritetet spanjolle. Një grusht kartmonedhash pesë euroshe ndezi një hetim të shtrirë në mbarë Europën deri në Shqipëri, duke zbuluar një rrjet të tërë pastrimi.

Sipas të dhënave zyrtare të Europol, në vitin 2021, gjatë një kontrolli në banesë të lidhur me një hetim për trafik kokaine, u sekuestruan cash, disa kartëmonedha 5-euroshe që kishin shënime me dorë. Ato jepnin informacione mbi personat që koordinonin dhe lehtësonin aspektin financiar të trafikut.

Guardia Civil spanjolle kuptoi që ajo që kishte në dorë ishte një “faturë dore” e një rrjeti global që lëvizte miliona euro nga trafiku i drogës përmes një sistemi financiar paralel, të padukshëm për bankat, por të lexueshëm për ata që dinin të interpretonin kodin dixhital të botës së krimit.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe pasja në vëmendje e parasë dixhitale është hapi domosdoshëm që ky sektor të mos mbulohet me vellon e pastrimit të parave dhe e një sektori të errët. Kriptovaluta nuk domosdoshmërisht është një sektor i errët,” u shpreh Nadia Elbasani, pedagoge.

“SPAK ka vendosur sekuestro mbi asete dixhitale, që kanë qenë në bitcoin apo kriptomonedha të tjera, kjo falë edhe bashkëpunimit me organet ligjzbatuese të huaja. Por gjithmonë vetëm në momentet që është realizuar exchange. Pra kemi atë palën e tretë që është exchange, i cili vetëm në këtë rast bëhet identifikimi i personit që dërgon dhe personit që pret,” u shpreh avokati Dritan Jahaj.

Pas sekuestrimit të atyre kartëmonedhave, autoritetet spanjolle njoftuan Europol-in. Ajo që u zbulua më pas ishte shumë më e madhe: rrjeti kishte degëzime në Dubai, Holandë dhe Shqipëri.

Në këtë fazë, në lojë hyn SPAK. Duke bashkëpunuar me Europol, hetuesit shqiptarë nisën të gjurmonin transaksione dixhitale që kalonin nëpër “wallet”-e të enkriptuara. Çdo monedhë virtuale mbartte historinë e një rruge të errët financiare, nga trafiku i kokainës e deri te investimet në vila dhe biznese në dukje të ligjshme në vendin tonë.

“Në një rast të tillë duhet të jetë e domosdoshme që subjektit që i është sekuestruar dhe po hetohet nga organi i prokurorisë për pastrim të produktit të veprës penale t’i duhet që ai të konfirmojë se është përdoruesi i atij portofoli, të japë të dhënat e tij, të tregojë transaksionet që realisht ka kryer dhe ka përfituar të ardhura nga ky wallet që ai menaxhon, dhe gjëja kryesore është që të identifikojë burimin kryesor, pra momentin fillestar që ai ka investuar në blerjen e këtyre kriptomonedhave,” u shpreh avokati Dritan Jahaj.

“Deri tani ka pasur një rezultat shumë të mirë në gjurmimin e portofolëve që kanë bërë transaksione të fshehta, me qëllim për të fshirë para apo për të fshehur investimet e tyre që kanë në kriptomonedha. Por gjithmonë është mënyra se në një pikë duhet që portofoli dixhital, i paidentifikuar, të lidhet me personin,” u shpreh Dorian Kane, ekspert i kriptomonedhave.

Falë këtij operacioni u zbulua një rrjet i fshehtë, ku çdo klikim në blockchain shërbente për të larë gjakun dhe paratë e krimit. Nga Spanja në Tiranë, SPAK dhe Europol sekuestruan mbi 35 milionë euro: 25 milionë në Spanjë dhe 10 milionë të tjerë u sekuestruan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, duke goditur thelbin e “bankave të nëndheshme” të krimit të organizuar.

Për herë të parë, autoritetet shqiptare po përballeshin me një realitet të ri hetimor, ku prova nuk ishte më një dosje fizike apo një llogari bankare. Ishte një kod në blockchain, një zinxhir transaksionesh që mund të gjurmohej vetëm nga ekspertët e kibernetikës dhe financës kriminale.

Etiketa: ÇopjatkriptovalutaKryesore1

Lajme të lidhura

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Para
Barazim 2-2 me Veronën në “Maradona Stadium” , Lorenzo shpëton Napolin nga humbja

Barazim 2-2 me Veronën në "Maradona Stadium" , Lorenzo shpëton Napolin nga humbja

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

Mediat greke kanë shkruar në li dhje me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke theksuar se është dhunuar një person...

Lexo më shumë
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombets10 girişJojobet