GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Trenat që u përplasën me 11 maj vranë zgjedhjet…

18:39 - 11/06/25
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Si është Shqipëria sot? Ashtu siç e do Mafia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Nën emrin zgjedhje, më 11 maj u zhvillua një nga eksperimentet e genocidit elektoral, me emrin votë në Shqipëri, të pa hasur kund tjetër. Me vëmendje të mbushur e me mjaft prova, fakte, video e dëshmi, ajo e diel e ktheu vendin në një terminal trenash mbi e nën tokë. Një lëvizje lokomotivash e vagonash, ku pasagjerët e lejuar ishin mashtrimi, manipulimi, presioni, shantazhi, kanosja e blerja. Ndërsa drejtues dhe ekzekutues, ishin qeveria, Rilindja si dhe ortakëria e tyre e paligjshme.

Treni bullgar

Ishte sistemi më dërrmues në ditën e procesit, u bë funksional fizikisht. Por ishte i hartuar me shumë kujdes nga komisionerë, vëzhgues dhe ustallarë të PS, të cilët dinin me detaje operacionin e koduar “plaçkit çdo votë”, duke kontrolluar çdo detaj e lëvizje. Fletët e votimit të plotësuara u jepeshin votuesve jashtë, nga celula e partisë. Ata nxirrnin të paplotësuarën në kthim dhe shifrat trasheshin tej imagjinatës deri në mbyllje të kutive. Kishte dhe fletë të printuara larg KQZ me ngjyrë e trashësi ndryshe, në plotësimin e skemës.

Treni kolumbian, ekuadorian, venezuelian, brazilian

Këta janë trenat kryesorë të financimit të fushatës së mazhorancës, ku aksionerët kryesorë të mjeteve të transportit ishin suel çelët, çyrbet, bajrët, hajrët, doçët, troplinët e të tjerë miq të pushtetit, në defterët e DEA, DIA, Europol, por me licencë të qeverisë së Ramës, për të qarkulluar e punuar kudo.

Trenat londinezë, holandezë, dubait, belgë e spanjollë

Janë binjakë të atyre kolumbianë, por të përzier me shtëpitë e barit dhe investime të shtuara në pastrimin e parave në Shqipëri. Ata kanë qenë pjesë e patronazhimit të qendrave të votimit, muaj para datës 11, me asistencën financiare e njerëzore, ashtu siç u ishin përcaktuar më herët detyrat nga pushteti. Mbanin në mbikqyrje këdo luhatej dhe kishte shenja braktisjeje të votimit ndryshe.

Trenat e qeverisë

Realisht kjo është fabrika e prodhimit si dhe licencimit të të gjithë trenave. Krijuesi dhe makinisti ka emrin e kryeministrit Rama.

Trenat e lokalë

Ndonëse konsiderohen trena lokalë, ishin operacionalë dhe me fuqi të madhe për trevat ku kishin zonën e qarkullimit. Ishin trena bashkiakë, të cilët kishin gjithë administratën pasagjere me laps e letër në dorë, për të plotësuar numrat dhe kuotat e caktuara nga makinisti i zonës, bashkiaku, në dakordësi me kandidatët përkatës. Këtu niste nga mbledhja e kartave, punësimet elektorale, ndihma ekonomike, investimet zgjedhore e çdo lloj shërbimi privat me para publike. Nuk mungonin produkte si, kanosja e shantazhi për punë, ushqim e çdo shërbim tjetër. Kishte në këtë soj treni edhe vagona për familjarët, pa harruar ata banues jashtë në emigrim, por pjesë e listës.

Trenat e polici-drejtësisë

Mund të quhen trena mbështetës për të gjithë trenat e tjerë. Një lloj garancie për të vjedhur vota pa trazuar, për të transportuar para pa të sulmuar ndonjë rival apo kundërshtar, njëherësh për të mos nisur procedime penale në raste flagrance derisa ftohja ta dërgonte në harresë rastin.

Trenat e oligarkëve

Këta janë më industrialë se të tjerët. Përveç punonjësve të cilët kishin marrë mesazhet e duhura, ku duhej të shënonin kryqin apo plusin, këta ishin njëherësh edhe lubrifikuesit e ortekut levizës të fushatave. Paraja kurrë nuk fle. Zarfet e tyre shkonin rregullisht. Ata u shtonin miliona eurove narcos, pjesën e tyre konkuruese dhe sistemi nuk ankohej për boshllëk duke mbajtur dhe kursin e këmbimit në nivelet e një leku të fortë.

Trenat diplomatikë

Këta thuajse ishin bosh para dhe gjatë zgjedhjeve dhe mund të ishin sehirxhinjtë madhorë nëpër hije apo oaze pushimi. Ndoshta edhe ata kanë qenë nën patronazhim të hollësishëm, për të frymëzuar reagimet post-elektorale. Vëzhgues të huaj kanë pasur një trysni të madhe nga pushteti për të koordinuar tekstin fundor të monitorimit elektoral. Ky ende është një vagon i hapur, pasi ndërkombëtarët jashtë Shqipërisë, kanë qenë më të sertë se herët e tjera, së paku deri tani.

Stacioni i SPAK

Mendohej se do vinte një kontroll mbi të gjitha shinat, ku shkelnin gjithë këto trena numëruar më sipër. Por asgjë ashtu siç u tha dhe u zhurmua. U bë më tepër një teatër i vakët, me skenarë zgjedhjet e 2017 dhe 2021, shkrues e vënës në skenë Edi Ramën, aktorë të vjetër e të rinj të njohur, duke mos prodhuar ndonjë akt ndryshe. Struktura me kokë nga zgjatja e mandatit, e la veten në dorë të Irenës.

Treni i opozitës

I sapo dalë nga reaminacioni ku e dërgoi investimi kriminal qeveritar, për ta lënë pa binarë, bëri përpjekje të shumta, falë Berishës, për të sjellë rrugë ndryshe. Por kishte tek-tuk edhe pasagjerë që më tepër kujdeseshin për bileta që nuk i nxirrnin nga vagonat e lakmuar…

Etiketa: Basir CollakuEdi Ramazgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

Hajvanë, të çmendur, mafiozë, kriminelë
OP-ED

270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian

12:15 - 17/07/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

08:36 - 16/07/25
Edhe sa herë duhet t’i besosh Ramës, o njeri!
OP-ED

Edhe sa herë duhet t’i besosh Ramës, o njeri!

11:41 - 15/07/25
Para
A po e kërcënon Veliaj Ramën? Nxjerr në Tik Tok videon në zyrë një orë para arrestimit: Në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial…

A po e kërcënon Veliaj Ramën? Nxjerr në Tik Tok videon në zyrë një orë para arrestimit: Në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë
Breaking Views

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë

23:24 - 17/07/25

Partizani është skuadra e parë e Superiores që e ka mbyllur me Europën për këtë edicion. Të kuqtë u eliminuan...

Lexo më shumë
“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

22:35 - 17/07/25
Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

21:45 - 17/07/25
Zbulohet kundërshtari i Dinamos në turin e dytë të Conference League, e eliminoi Partizani para 2 vjetësh

Zbulohet kundërshtari i Dinamos në turin e dytë të Conference League, e eliminoi Partizani para 2 vjetësh

21:24 - 17/07/25
Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

20:34 - 17/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com