GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

19:26 - 18/12/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur duhen edhe 3 ditë të mbahet protesta e lajmëruar e opozitës të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë.

Vendimi vjen në një moment të vështirë për opozitën, ndërsa strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën e radhës kundër qeverisë.

Ervin Salianji ka qenë aktiv në këtë njësi, veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e zhvilluara nga ai me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe një angazhim i dukshëm i të rinjve.

Salianji kishte ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë me bazën, duke u fokusuar te aktivizimi i të rinjve dhe riorganizimi i strukturave lokale.

Pikërisht ky angazhim është parë si një aset politik, në një kohë kur opozita kërkon të zgjerojë ndikimin e saj dhe të rikthejë besimin e elektoratit.

Por, Partia Demokratike mohon që Salianji të ketë pasur një detyrë të tillë, pasi sipas saj drejtues politik në kryeqytet gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshne për Bashkinë Tiranë ka qenë Belind Këlliçi, ndërsa ish-deputeti thjeshtë u delegua për fushatën në Njësinë 6.

Më tej selia blu sqaron se të deleguarit u tërhoqën pasi zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiak të Tiranës nuk u zhvilluan. Sidoqoftë, ashtu si Berisha, edhe në reagimin e Partisë Demokratike thuhet se “Salianji me aktivitetin e Elbasanit të realizuar nga Suel Çela është vetëpërjashtuar”.

Nuk ka qenë drejtues politik. Drejtues politik në Tiranë ka qenë Belind Kellici. Ai ishte i deleguar për fushatën. Fushata u ndërpre dhe të deleguarit për fushatën i tërhoqëm. Por, siç e dini, Salianji me aktivitetin e Elbasanit të realizuar nga Suel Cela është vetëpërjashtuar”,- thuhet në reagimin e e PD-se.

Reagimi i Partisë Demokratike është kontradiktor me një deklaratë të bërë nga kryedemokrati më 4 dhjetor para Kuvendit, ku tha se Salianji është i ngarkuar të zhvillojë analizën elektorale të partisë në Kombinat, zonë që përfshihet në Njësinë numër 6.

Kjo masë e ndërmarrë ndaj Salianjit duket se është hapi i parë i planit të Berishës për të eliminuar politikisht brenda partisë ish-deputetin, pasi ky i fundit ka nisur takimet me demokratë të zhgënjyer, të irrituar e të lodhur nga lidershipi dhe kupola e PD-së. Deri më tani, Foltorja e Salianjit ka mbledhur simpatizantë dhe anëtarë të strukturave të Partisë Demokratike në Durrës, Gjirokastër dhe Elbasan.

gijotina.com/

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Para
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com