GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tri tendera sekret të Celibashit për “vota live”, u firmos 2.3 miliardë lekë Renis Tërshanës dhe Kleanthi Priftit

15:20 - 28/04/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Tri tendera sekret të Celibashit për “vota live”, u firmos 2.3 miliardë lekë Renis Tërshanës dhe Kleanthi Priftit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi vendos “rekord” për shpejtësinë e nënshkrimit të kontratave sekrete, ose siç quhen zyrtarisht “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Për tri ditë firmos tri kontrata me vlerë totale 222,450,312 lekë të reja.

Më 10 prill, është bërë nënshkrimi i kontratës me objekt “Ngritjen e sistemit për regjistrimin e procesit të numërimit të votave në VNV, VNVJ dhe transmetimit në kohë reale në KQZ”. Njoftimi i marrëveshjes është bërë i ditur më 28 prill 2025 nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Për këtë është ndarë fondi limit 150,000,000 lekë pa TVSH, por siç mësojmë vlera e kontratës së firmosur është 176,729,832 lekë të reja përfshirë TVSH.

Paratë e shërbimit i shkojnë kompanisë së Renis Tërshanës “R&T” Sh.p.k. Kjo firmë është njohur për tenderin pa garë 1.4 miliardë për mirëmbajtjen e skanerave që e përfitoi në vitin 2023 nga ish-drejtori Muhamet Rrumbullaku. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Mirëmbajtje e 50 copë Live Skanera” me fond limit 117,120,000 lekë të reja pa TVSH. Tërshana ishte i vetmi që merrte pjesë në këtë procedurë.

Lidhur me tenderin sekret ku favorizohet nga Ilirjan Celibashi, kompania thjesht është telefonuar të plotësojë formularët, pasi Tërshana ishte i përcaktuar qysh më parë që ta përfitojë këtë fond.

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme disa vendime të rëndësishme për procesin e votimin në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Ajo që do ta bëjë Tërshana është pjesë e procesit zgjdhor në çdo palë zgjedhje. Edhe këtë vit, Komisioni Rregullator ka njoftuar miratimin e përdorimit të kamerave regjistruese dhe monitorëve në qendrat e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Siç bëhet me dije, kamerat regjistruese dhe monitorët (ekranet) do të përdoren për regjistrimin dhe shfaqjen e fletëve të votimit, në çdo vend të numërimit të votave nga jashtë dhe brenda vendit.

Po ashtu, është miratuar vendimi për transmetimin me video në kohë reale të monitorimit të numërimit të votave nga jashtë dhe brenda vendit në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përdorimi i kamerave regjistruese e monitorëve (ekraneve), dhe sistemi i transmetimit video në kohë reale nga çdo vend i numërimit të votave nga jashtë dhe brenda vendit, në KQZ, do të bëhet në bazë të rregullave procedurale të miratuara me akt normativ nga Komisioni Rregullator. Paralelisht kur merrej ky vendim, Celibashi ka rregulluar edhe pazarin për tenderin.

I kënaqur nga bashkëpunimi me “R&T” shpk, Celibashi një ditë më pas, më 11 prill 2025, ka vendosur qershinë mbi tortën e Renis Tërshanës! I jep edhe 260 milionë lekë të tjera, sërish me kontratë sekrete.

Objekti i kontratës është “Shërbime tik live vote 2025 për brenda dhe jashtë vendit”, kjo mund të ishte pjesë e tenderit që raportuam më sipër, por Celibash e ka ndarë më vete.

Ky shërbim kushton 21,794,333 lekë pa TVSH, por siç mësojmë nga dokumentet e kontratës, vlera totale përfundimtare është 26,040,000 lekë me TVSH.

Dy ditë më pas, më 14 prill 2025, në vrullin e kontratave sekrete, Celibashi ka vazhduar me një marrëveshje, që e ka bërë sërish me procedurën me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit.

Objekti i kontratës së firmosur nga kreu i KQZ është “Shërbime të sigurisë kibernetike”. Mos u habisni, por siguria kushton shumë! Sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhjet, lekët nuk kursehen. Fondi limit i caktuar nga komisioni i Celibashit për tu siguruar nga hakerat është 17,300,000 lekë pa TVSH. Megjithatë vlera totale përfundimtare e kontratës është 19,680,480 lekë me TVSH.

Për sigurinë kibernetike është ftuar kompania “Axians Albania” Sh.p.k. e regjistruar në vitin 2025 në Shqipëri, me aksionere krysore një kompani gjermane që nuk i ka deklaruar ortakët në QKB, por përfaqësohet nga drejtuesi Kleanthi Prifti.

Dhe për të qenë në rregull me letrat, Celibashi përdor nenin 47 pik 1/C të Ligjit mbi Prokurimet. Por ç’thotë ligji?

“Kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti ose enti kontraktor, afatet kohore për procedurat e hapura, procedurat e hapura të thjeshtuara, procedurat e kufizuara, shërbimet e konsulencës, procedurat konkurruese me negocim ose procedurat me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, nuk mund të respektohen. Rrethanat e përmendura për të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga autoriteti ose enti kontraktor”, shkruhet në nenine cituar dhe të keqpërdorur nga Celibashi. Zgjedhjet ishin të parashikuara, nuk kishte urgjencë apo ndonjë rrethanë esktreme. Këtu ka thjesht “nevojë” për të bërë Pazar me paratë e KQZ-së për zgjedhjet.

Kompania që ndërron emrat, bëri shkel e shko sisitemin e-gjoba

Kjo është një kompani që ka hyrë në tendera të mëdhenj të dyshimtë. Albital-Canon, Axians Albania apo ish S&T Albania dhe Atom kanë monopolin absolut të tenderave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në sektorin e IT-së. Dyshimi i madh se këto kompani janë në kartel me njëra tjetrën dhe luajnë të koordinuara. Më pas ndajnë paratë e tenderave të manipuluar. Mes Axians dhe Atom ka faturime të ndërsjellta, duke krijuar një marrëveshje të fshehtë.

Në mars 2024, në tenderin e OSHEE për rritjen e sigurisë së kapaciteteve dhe infrastrukturës së network me fond limit 129.8 milionë lekë, Albital-Canon dhe Axians Albania, që më parë ka mbajtur emrin S&T Albania paraqesin ofertë të përbashkët në vlerën 126.6 milionë lekë dhe shpallen fituese.

Kompania tjetër, ATOM paraqet ofertë 128.4 milionë lekë, ndërsa oferta e tretë është e kompanisë iCom, por kjo e fundit duket fiktive, pasi nuk ka asnjë dokumentacion. Ofertat e Atom dhe iCom janë thjesht mbulim për të krijuar idenë që tenderi ka garë.

Në tenderin e rinovimit të infrastrukturës së datacenterit të OSHEE me vlerë limit 179.9 milionë Albital-Canon, Atom dhe Axians paraqesin ofertë të përbashkët me vlerë 175 milionë lekë dhe shpallen fituese. Në këtë tender kishte vetëm një ofertë tjetër, ajo e OVLA Systems, por kjo e fundit nuk plotësonte asnjë kriter.

Në tenderin për mirëmbajtjen e infrastrukturës të Data Center në Primary Site të OSHEE, të zhvilluar në mars 2023, Albital-Canon dhe S&T Albania (tani Axian Albania) ishin sërish me ofertë të përbashkët. Vlera limit e tenderit ishte 138 milionë, ndërsa oferta e të dy kompanive ishte 134.2 milionë lekë dhe sigurisht u shpall fituese.

Në këtë tender pati vetëm dy oferta të tjera. E para ishte e kompanisë Atom, ndërsa tjetra e kompanisë Real Com.

Atom luan në marrëveshje me Albital-Canon dhe duket se hyn në garë thjesht për garniturë. Ndërsa kompania tjetër Real Com zotërohet nga aksioneri kryesor i Albital Canon, Servet Kasa.

Kompania që nuk i dihet pronari “Axian Albania” Shpk ka mbështetje të fuqishme, pasi është e listuar në një grusht subjektesh që marrin tenderat e AKSHI-it.

Madje kjo kompani lë pas sisteme që në fakt nuk funksionojnë dhe u shkaktojnë shqetësim taksapaguesve dhe përdoruesve. Të gjithë e keni përdorur sistemin e gjobave të policisë dhe e keni vënë se sa gabime ka në funksionimin e tij. E pra, autori është “Axian Albania”.

Kur u godit e-albania nga piratët kibernetikë, Mirlinda e AKSHI-it gjente kohë që t’i jepte kësaj kompanie tenderin me objekt “Përmirësimi i sistemit e-gjoba, integrimi me pajisjet mbështetëse radar, dhe plotësimi me tableta për Policinë e Shtetit”. Ishte një fond prej 4 miliardë lekësh që kjo firmë e ndante me subjektin tjetër “Image & Communications Development” në pronësi të Igli Gjelishtit, sipas kontratës së datës 16 gusht 2022.

Audituesit e KLSH ishin në Policinë e Shtetit më 6 janar 2024 dhe kostatuan mosfunksionimin e shumë zërave të këtij sistemi.

“Sistemi nuk vërteton kundërvajtjen, nuk ka foto, as kohën dhe vendin”, thuhet ndër të tjera në raport.

“Në modulin e regjistrimit të të dhënave nga Salla e Monitorimit “Gjobë nga SM”, për kundërvajtjet e pajisjeve inteligjente, nuk ruhej asnjë e dhënë e cila është gjeneruar prej fotografimit. Data dhe ora që plotësohen në sistem janë datë regjistrimi dhe orë regjistrimi, të cilat nuk tregojnë kohën e saktë që ka ndodhur kundërvajtja. Pronarët e mjeteve, kur informohen për gjobat nëpërmjet e-Albanias apo bankave te nivelit te dytë, informohen për kundërvajtjet të cilat nuk tregojnë kohën reale të shkeljes, çfarë sjell dhe një numër të lartë ankesash e shqyrtimesh të panevojshme.

Gjatë auditimit mbi ndërfaqen e ndërtuar në sistemin eGjoba për regjistrimin e të dhënave të gjeneruara nga radar, u konstatua se nuk ishin të dhënat parësore për datën dhe orën kur ka ndodhur kundërvajtja”, citojmë raportin e KLSH.

“Larg qoftë, nëse të goditet ky sistem nga piratët informatikë, të dhënat humbin përgjithnjë. Për sistemin eGjoba nuk është hartuar dhe dokumentuar Strategjia e Backup e dedikuar dhe Strategjia e Rikuperimit e dedikuar me elementët që duhet të përfshihen sipas manualit të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Nga audituesit u konstatua se në dokumentet përgjatë periudhës së mirëmbajtjes në disa raste mungojnë e në disa të tjera janë nënshkruar në grup për 2 apo 3 muaj shërbime njëkohësisht, çfarë tregon për një vijimësi formale në ndjekjen e zbatimit të kontratës. Nuk janë raportuar problematika në lidhje me sistemin eGjoba duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur asnjë shqetësime, megjithëse vetë agjentët e policisë u shprehën se deri në fund të vitit 2023 sistemi ka shfaqur probleme të vazhdueshme”, konstatuan audituesit. Pikërisht me këtë kompani që merr miliarda dhe nuk mbaron punë, ka lidhur kontratë sekret Ilirjan Celibashi.

©️Copyright Gijotina.com 

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Ilirjan CelibashiKleanthi PriftiKQZnegocimRenis Tërshanatender

Lajme të lidhura

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re
Breaking Views

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

14:09 - 14/05/25
Celibashi firmos 1,3 miliard lekë për “Smartmatic”, kontratë sekrete për zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

Celibashi firmos 1,3 miliard lekë për “Smartmatic”, kontratë sekrete për zgjedhjet e 11 majit

13:48 - 13/05/25
Raporti i OSBE/ODIHR: Shqetësuese është se 58 përqind nuk votuan, nuk ka besim
Breaking Views

Raporti i OSBE/ODIHR: Shqetësuese është se 58 përqind nuk votuan, nuk ka besim

16:41 - 12/05/25
Para
Denoncimi i gazetares: Prej 18 Marsit nuk marr shërbimin nga OSHEE, pasi drejtori është në fushatë

Denoncimi i gazetares: Prej 18 Marsit nuk marr shërbimin nga OSHEE, pasi drejtori është në fushatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Grumbulluesit s’do të kenë monopolin mbi çmimet!” Berisha në Dimal: Nafta fermerëve do u shitet me koston e saj
Politikë

Sali Berisha shpall betejën e radhës: Mbrojtja e votës, dokumentojmë të gjithë aktivitetin kriminal

23:29 - 14/05/25

Për Sali Berishën tashmë ka vetëm një detyrë madhore: mbrojtja e votës. Kjo duke paraqitur çdo gjë me prova dhe...

Lexo më shumë
A ju zhbë “non grata”? Berisha: Më erdhi papritur ky lajm, në DASH ky problem…

“Nuk pranojmë mandat mbi krimin”/ Berisha: Më 16 maj i tregojmë liderve evropianë

23:00 - 14/05/25
Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

22:40 - 14/05/25
“Shëndetësia si e viteve 60″/ Berisha: Do dyfishojmë pagat e mjekëve, lista e barnave si e Italisë

Berisha: 11 maji, grabitja më e madhe e votës në 33 vite pluralizëm

22:11 - 14/05/25
“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

22:00 - 14/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com