GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Triller’ në Elbasan/ Dy persona i djegin makinën, ai merr peng…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlorë/ Digjen dy automjete të parkuara, ja çfarë thotë policia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një histori trillet ka ndodhur në Elbasan. Dy persona kanë djegur makinën e një shtetasi, ndërsa edhe ky i fundit është kundërpërgjigjur me vetëgjyqësi. Pasi ia kanë djegur mjetin, pronari i makinës ka marrë peng njërin prej autorëve. Policia arrestoi të tre të përfshirët në këtë ngjarje.

“Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vetëgjyqësia”, për zbardhjen e djegies së qëllimshme të një automjeti. I vunë zjarrin një automjeti, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Vihet në pranga edhe pronari i automjetit, si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pasi morën me forcë në automjet dhe goditën me sende të forta, njërin nga shtetasit që dyshohet se ka djegur automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashhkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Elbasan, pas njoftimit për djegien e një automjeti, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, Elbasan, kanë organizuar punën për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit. Bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, se djegia e automjetit ishte e qëllimshme, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vetëgjyqësia”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

  1. L., 37 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim;
  2. Zh., 23 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit U. G. dhe A. Zh., për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit N. L. dhe A. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë zjarrin automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit J. Zh.

Pas djegies së automjetit, shtetasi J. Zh., me vetëgjyqësi, në bashkëpunim me shtetasit U. G. dhe A. Zh., kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë goditur me sende të forta, shtetasin N. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjeti tip “Audi”, në përdorim nga shtetasi N. L., si dhe disa aparate celulare.

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketa: Elbasanvjedhje makine

Lajme të lidhura

Bojkotimi i seancave nga avokatët/ Maks Haxhia humb gjyqin në Gjykatën Administrative, reagon GJKKO
Aktualitet

Bojkotimi i seancave nga avokatët/ Maks Haxhia humb gjyqin në Gjykatën Administrative, reagon GJKKO

20:05 - 28/10/26
Gjykata Supreme Federale e Brazilit refuzon ankimimin e dytë të Ervin Matës
Aktualitet

Gjykata Supreme Federale e Brazilit refuzon ankimimin e dytë të Ervin Matës

19:32 - 28/10/26
Dikur punëtor i thjeshtë, sot milioner/ Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën
Aktualitet

Dikur punëtor i thjeshtë, sot milioner/ Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën

15:53 - 28/10/26
Para
Kreu i SPAK: Situatë alarmante, rrezikohen provat digjitale

Kreu i SPAK: Situatë alarmante, rrezikohen provat digjitale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com