GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin me lëndë plasëse të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 10 marsit 2026 në rrugën “Vasil Ndoçka”.

Sipas policisë, në automjetin në pronësi të shtetasit Oltion Klosit u vendos dhe shpërtheu një sasi lënde eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, nisën hetimet dhe organizuan operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve hetimore, administrimit të provave në vendngjarje dhe verifikimit të kamerave të sigurisë në disa akse rrugore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Në pranga janë vënë shtetasit Jurgen Gjonaj, 32 vjeç; Renato Balla, 25 vjeç; Kristjan Ahmerama, 24 vjeç dhe Eklips Leti, 27 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, të kryer në bashkëpunim. Gjithashtu janë ndaluar edhe shtetasit Glentjan Kojtari, 29 vjeç; Dorjan Hamolli, 34 vjeç dhe Geris Molla, 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Policia ka bërë gjithashtu ndalimin me iniciativë për të njëjtën vepër penale ndaj shtetasit Sabah Nuzi, 33 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në IEVP Fushë-Krujë dhe dyshohet se ka porositur vendosjen e lëndës plasëse.

Nga hetimet rezulton se autori i vendosjes dhe shpërthimit të eksplozivit është shtetasi Jurgen Gjonaj, i cili dyshohet se është ndihmuar nga tre persona të tjerë, që i kanë siguruar fotografitë dhe vendndodhjen e automjetit, biçikletën me të cilën ka lëvizur, banesën ku është strehuar si dhe lëndën eksplozive.

Ndërkohë, tre shtetasit e tjerë dyshohet se kanë transportuar me automjet autorin e vendosjes së eksplozivit në ditën e ngjarjes.

Gjatë operacionit policia sekuestroi biçikletën e përdorur në ngjarje, rrobat e autorit, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit si dhe aparatet celularë të tyre. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: arrestimePolicitritol

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

“Përballë do na keni”/ Banorët e Krujës: Policëy shkojnë me 4 makina në shtëpitë e protestuesve

15:30 - 25/10/26

Banorët e Bashkisë Krujë, janë thërritur sot në polici, duke iu bërë presion në mënyrë që të mos dalin në...

Lexo më shumë
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

14:07 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com